Flash

Aksident i rëndë në Kosovë, humb jetën një person

Lapsi.al 4 January 2025
Aksident i rëndë në Kosovë, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën sot si pasojë e një aksident të ndodhur në rrugën Lipjan-Shtime në Kosovë.

“Rreth orës 12:45, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Lipjan-Shtime, respektivisht në afërsi të fshatit Grackë e vogël. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura. Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën ndërkaq për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti një person është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha zëdhënësi i policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Borovci shtoi se për shkak të aksidentit janë krijuar vështirësi qarkullimi në segmentin rrugor Lipjan-Shtime-Topliqan – Bujan.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit dhe ri drejtimin e trafikut, si dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”.

Të këshilluara

A do paraqitet në SPAK? Berisha: Do paraqitem

Kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur interesit të gazetarëve, nëse do ta respektojë masën e sigurisë së dhënë ndaj tij. Në konferencën për media, Beris...

12:59

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI