Flash

SPAK kërkon rikthimin e Berishës në arrest shtëpie

Lapsi.al 3 January 2025
SPAK kërkon rikthimin e Berishës në arrest shtëpie

Apeli i GJKKO-së do të shqyrtojë sot ankimimin e SPAK, që kërkon rikthimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës nën masën "arrest shtëpie". Mësohet se Apeli i Posaçëm do shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme në orën 10:00.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është liruar nga masa "arrest shtëpie" më 27 nëntor 2024. Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Berishën. Ky vendim u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi. Avokati i kreut të PD-së, Genc Gjokutaj deklaroi atë ditë se ndaj Berishës nuk është caktuar asnjë masë tjetër sigurie. Ai shtoi po atë ditë se Prokuroria kërkoi që Berisha të qëndronte në "arrest shtëpie".

Më 30 dhjetor 2023 Gjykata e Posaçme njoftoi se e kishte vendosur masën arrest shtëpiak ndaj Berishës i cili është duke u hetuar së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi (aktualisht nën masën "arrest shtëpie") për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.

Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese. Pas moszbatimit të këtyre masave, Struktura e Posaçme ashpërsoi masën e sigurisë për Berishën, duke e lënë në "arrest shtëpie".

Gjykata e Posaçme urdhëroi Berishën të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të në të njëjtën banesë, ndërsa për zbatimin e kësaj mase ngarkoi SPAK-un dhe shërbimet e policisë gjyqësore.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 3 janar 2025

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93.9 lekë dhe do shitet me 95.4 lekë. Ndërkohë monedha europiane euro do blihet me 97.54 lekë ...

07:56

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI