Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Mike Johnson rizgjidhet kryetar i Dhomës, por republikanët nxjerrin në pah ndasitë

Lapsi.al 3 January 2025
Mike Johnson rizgjidhet kryetar i Dhomës, por republikanët nxjerrin

Mike Johnson u rizgjodh kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të premten pas një raundi të gjatë votimi që vuri në dukje ndasitë e vazhdueshme mes Partisë Republikane në Kongres.

Fillimisht ai u duk se nuk arriti të siguronte votat që i duheshin për të mbajtur rolin e udhëheqësit, por dy republikanë, që fillimisht nuk mbështetën atë, ndryshuan qëndrim duke votuar për të, pas më shumë se një orë e gjysmë negociatash. Ai u rizgjodh me 218 vota, minimumi i votave të nevojshme.

Republikanët e kontrollojnë Dhomën e Përfaqesuesve me një shumicë të ngushtë 219 -215.

Votimi ishte një provë e hershme mbi aftësinë e Partisë Republikane për të qenë e bashkuar ndërsa synon të çojë përpara agjendën e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për shkurtim të taksave dhe forcim të sigurinë kufitare. Procesi po ashtu vuri në provë ndikimin e zotit Trump në Kapitol, ku një grusht republikanësh kishin shfaqur dëshirën për ta sfiduar.

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve janë përballur me ndasi të brendshme gajtë dy vjetëve të fundit.

Zoti Johnson e mori detyrën pasi Partia Republikane e shkarkoi paraardhësin e tij Kevin McCarthy në mes të mandatit të këtij të fundit.

Dy vjet më parë, zoti McCarthy u zgjodh në krye të Dhomës së Përfaqësuesve pas 15 raundesh votimi.

Në këtë legjislaturë të re, republikanët do të kenë edhe kontrollin e Senatit, që deri më tani ishte mbajtur nga demokratët.

Republikanët do të kenë shumicën 53 - 47, shumë më pak se 60 votat që nevojiten për miratimin e pjesës së më të madhe të akteve ligjore.

Me betimin e zotit Trump në 20 janar, republikanët do kenë kontrollin e të tre degëve të qeverisjes në 2 dhomat e Kongresit dhe në Shtëpinë e Bardhë.

Tradicionalisht, 100 ditët e para të Presidencës dhe Kongresit të ri paraqesin një periudhë për një agjendë legjislative ambicioze.

“Presidenti i ri do të përqëndrohet tek tarifat, tek kufiri, urdhërat ekzekutivë të lidhur me emigracionin dhe emigrantët, veçanërisht ata nga Meksika dhe vendet myslimane. Dhe më pas ai do të përpiqet për çdo kompromis të mundshëm për të siguruar miratimin e ligjeve për çështje që lidhen me ekonominë, ushqimet, siç preferon ai t’i cilësojë”, shprehet për Zërin e Amerikës përmes platformës Zoom, Casey Burgat, profesore pranë universitetit “George Washington”. /VOA

Të këshilluara

Dyshimet/ A u helmua vërtetë Assad?

Prej një dite ka pretendime se është bërë një tentativë helmimi ndaj diktatorit të rrëzuar Bashar al-Assad. Tirani sirian i rrëzuar ka qenë nën mbrojtjen e V...

17:46

Mbytet varka me emigrantë, zhduken 20 persona

Një varkë me emigrantë është mbytur vonë të martën pasdite, në një distancë të shkurtër nga bregu i Lampedusa. Shtatë persona, mes të cilëve një fëmijë tetë ...

10:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI