Flash

Çmimet e larta, pagat dhe pensionet e ulëta janë shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Lapsi.al 3 January 2025
Çmimet e larta, pagat dhe pensionet e ulëta janë

Një anketë e fundit për sigurinë në rajon që e u krye nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) zbuloi se tre problemet më të rëndësishme në aspektin ekonomik për shqiptarët janë çmimet e larta, pagat e ulëta dhe pensionet e ulëta.

RCC anketoi rreth 6000 qytetarë në rajon, të cilët ndër të tjera u pyetën se cilat janë tre problemet më të rëndësishme në ekonominë tuaj: inflacioni, pabarazia, papunësia, pagat, pensionet, taksat, çmimi i karburantit dhe korrupsioni i korporatave.

Shumica e qytetarëve shqiptarë, 73% ishin të shqetësuar për çmimet e larta. Shqetësimi i dytë më i rëndësishëm për qind 57 për qind të qytetarëve ishin pagat e ulëta dhe shqetësimi i tretë me i rëndësishëm në aspektin ekonomik për 41 për qind ishin pensionet e ulëta.

Siç tregojnë të dhënat, qytetarët shqiptarë kishin nivele më të larta të pakënaqësisë me pensionet, në raport me qytetarët e tjerë të rajonit.

Shqiptarët ishin më pak të shqetësuar për papunësisë dhe pabarazinë se shtetasit e rajonit.

Në krahasim me rajonin, Shqiptarët shprehën shqetësim më të lartë për nivelin e taksave. 22 për qind të qytetarëve shqiptarë i konsideruan shqetësim taksat, teksa mesatarja rajonale ishte 15%.

Korrupsioni i korporatave ishte më pak shqetësim për shqiptarët, teksa boshnjakët dhe serbët e konsideruan problem këtë aspekt.

Teksa Shqipëria ka çmimet më të larta të karburantit në rajon, për shqiptarët çmimet janë me pak shqetësuese. Së paku në Kosovë çmimet e karburanteve janë 30 për qind më të lira se në Shqipëri, për 29 për qind të qytetarëve atje janë problem, ndërsa në vendin tonë vetëm 20 për qind.

Papunësia duket se në Shqipëri është më pak shqetësuese se në rajon, pasi vetëm 31 për qind e shqiptarëve shprehën se papunësia është problem kundrejt 36% që ishte mesatarja rajonale.

Që nga fillimi i tij në 2021, “SecuriMeter” ka ofruar të dhëna të rëndësishme për perceptimet e publikut, duke shërbyer si një mjet për politikëbërësit për të krijuar përgjigje të bazuara në prova ndaj sfidave në zhvillim. Sondazhi i këtij viti nënvizon natyrën e ndërlidhur të çështjeve të sigurisë në Ballkanin perëndimor dhe nevojën kritike për zgjidhje./ Monitor

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 3 janar 2025

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93.9 lekë dhe do shitet me 95.4 lekë. Ndërkohë monedha europiane euro do blihet me 97.54 lekë ...

07:56

Tentativë helmimi ndaj Bashar al-Assad?

Një tentativë helmimi është bërë ndaj diktatorit të rrëzuar Bashar al-Assad. The Sun shkruan se tirani sirian i rrëzuar ka qenë nën mbrojtjen e Vladimir Putin n...

14:37

Sfidat e BE-së në vitin e ri 2025

Një Ukrainë e pambrojtur, një Rusi luftarake dhe një Donald Trump narcist: këto mbeten sfidat më të mëdha për Bashkimin Evropian në vitin e ardhshëm. Këtyre i s...

11:40

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI