Flash

Shumica e makinave të shitura në Norvegji më 2024 ishin elektrike

Lapsi.al 2 January 2025
Shumica e makinave të shitura në Norvegji më 2024 ishin elektrike

Nëntë prej 10 makinave të reja që janë shitur vitin e kaluar në Norvegji kanë qenë krejtësisht elektrike, kanë treguar të dhënat e fundit të regjistrimit në këtë shtet. Kështu, Norvegjia është afër arritjes së synimit që të shtojë nëpër rrugë vetëm makina elektrike më 2025.

Makinat krejtësisht elektrike përbëjnë 88.9 për qind të makinave të reja të shitura më 2024, rritje prej 82.4 për qind, në krahasim me vitin 2023, ka thënë Federata Norvegjeze e Rrugëve.

Sipas të dhënave, markat si Tesla, Volswagen dhe Toyota kanë shitur më së shumti makina elektrike ne këtë shtet.

“Norvegjia do të shteti i parë në botë që do të zhdukë makinat me naftë dhe benzinë nga tregu i ri i makinave”, ka thënë Christina Bu, shefe e Asociacionit Norvegjez EV.

Norvegjia është shtet që prodhon naftë, por i penalizon makinat me naftë dhe benzinë, me taksa të larta, ndërsa për makinat elektrike heq taksat e importit për t’i bërë më atraktive. Kjo politikë ka funksionuar sepse ka qenë e vazhdueshme, kanë thënë ekspertët. Plus shtesë për këtë vend është që nuk prodhon vetë makina.

“Për këtë arsye, që nuk prodhojmë makina, vendosjen e taksave e kemi shumë më të thjeshtë”, ka thënë Ulf Tore Hekneby, udhëheqës i kompanisë më të madhe importuese të makinave në Norvegji, Harald A. Moeller.

Bashkimi Evropian ka vendosur të ndalojë shitjen e makinave që lëshojnë dyoksid të karbonit deri më 2035./REL

Të këshilluara

Sfidat e BE-së në vitin e ri 2025

Një Ukrainë e pambrojtur, një Rusi luftarake dhe një Donald Trump narcist: këto mbeten sfidat më të mëdha për Bashkimin Evropian në vitin e ardhshëm. Këtyre i s...

11:40

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI