Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

FBI jep detaje: Autori i sulmit terrorist në Nju Orlins veproi i vetëm

Lapsi.al 2 January 2025
FBI jep detaje: Autori i sulmit terrorist në Nju Orlins veproi i vetëm

FBI-ja thotë se beson se autori i sulmit terrorist të Nju Orlinsit që shkaktoi vdekjen e 15 vetëve në ditën e Vitit të Ri, ka vepruar i vetëm.

Autoritetet e deklaruan një gjë të tillë në një konferencë shtypi duke shtuar se nuk ka më rrezik për banorët e Nju Orlinsit. Më herë auroritetet po hetonin nëse autori, Shamsud-Din Jabbar, një shtetas amerikan nga Teksasi dhe ish-rezervist i ushtrisë që kishte shërbyer në Afganistan, kishte pasur bashkëpunëtorë në sulmin, që autoritetet thanë se ishte i paramenduar.

FBI-ja tha se autori i dyshuar udhëtoi me makinë nga Hjustoni për në Nju Orlins më 31 dhjetor dhe kishte postuar pesë video në Facebook midis orës 1.29 dhe 3.02 të mëngjesit të ditës së sulmit, ku shprehej se mbështeste ISIS-in, grupin militant islamik me luftëtarë në Irak dhe Siri.

Në videon e parë, Jabbar shpjegon se ai kishte planifikuar më parë të sulmonte familjarë dhe miq të tij, por se ishte i shqetësuar se mbulimi i medias do të largonte vëmendjen nga "lufta midis besimtarëve dhe jobesimtarëve", tha në një konferencë shtypi zëvendësdrejtori i FBI-së, Christopher Raia.

Jabbar tha gjithashtu në video se ai ishte bashkuar me ISIS-in para verës së kaluar .

"Ky ishte një akt terrorizmi," tha zoti Raia. “Ishte një veprim i paramenduar dhe një veprim djallëzor”.

FBI-ja kishte konfirmuar më parë se Jabbar kishte një flamur të grupit ISIS-it në kamionin që përdori për të goditur turmën. Ai vdiq nga një këmbim zjarri me policinë.

Të mërkurën në mbrëmje Presidenti Joe Biden shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe tha se i dyshuari kishte bërë disa veprime vetëm disa orë para sulmit që linin të kuptonin ideologjinë e tij. Presidenti Biden tha se organet e zbatimit të ligjit dhe komuniteti i zbulimit po vazhdojnë të kërkojnë për ndonjë lidhje apo bashkëpunëtor tjetër dhe se hetimi vazhdon të jetë aktiv.

“Ai postoi video në mediat sociale duke treguar se ishte frymëzuar nga ISIS-i, duke shprehur dëshirën për të vrarë. Flamuri i ISIS-it u gjet në automjetin e tij, të cilin e kishte marrë me qira për të kryer këtë sulm. Në automjet janë gjetur edhe eksplozivë të mundshëm dhe aty pranë janë gjetur eksplozivë të tjerë”, tha ai.

Hetuesit kishte gjetur armë dhe një mjet shpërthyes të improvizuar brenda automjetit. Po ashtu, në lagjen e njohur ku ndodhi shpërthimi, autoritetet kanë gjetur pajisje të tjera shpërthyese në një shtëpi në të cilën kishte rënë zjarr.

Për 18 vjeçarin Zion Parsons, ishte hera e parë në Nju Orlins. Ai tha se skena dukej si zonë lufte.

“Kishte trupa në gjithë rrugën. Të gjithë bërtisnin. Shihje dikë që po përpiqej të shpëtonte dikë tjetër, shikoje njerëz që qanin, pjesë trupash gjithandej. Ishte e dhimbshme të shihja një nga shoqet e mia të ngushta që u godit”, tha ai.

Zona turistike e Nju Orlinsit vazhdon të jetë nën masa të rrepta sigurie.

Sulmi në Nju Orlins është shembulli i fundit kur një automjet përdoret si armë për të kryer vrasje masive dhe sulmi më vdekjeprurës i frymëzuar nga ISIS në territorin e Shteteve të Bashkuara prej vitesh.

Clara Broekart, një eksperte për grupet terroriste i tha Zërit të Amerikës se në vitin 2024 kishte pasur një rritje të ndjeshme në përpjekjet e frymëzuara nga ISIS globalisht, përfshirë në Shtetet e Bashkuara.

“Ndonjëherë autori i mundshëm thjesht ishte frymëzuar nga ISIS-i, konsumonte propagandë nga Shteti Islamik dhe synonte të kryente një sulm në mbështetje të Shtetit Islamik. Por kemi parë edhe përpjekje kur persona me bazë në SHBA ishin në kontakt me rekrutuesit e ISIS-it në internet”, thotë ajo.

FBI-ja thotë gjithashtu se nuk kishte lidhje mes sulmit në Nju Orlins dhe një shpërthimi në Las Vegas para hotelit Trump, ku personi brenda makinës gjeti vdekjen. /VOA

Të këshilluara

Mbytet varka me emigrantë, zhduken 20 persona

Një varkë me emigrantë është mbytur vonë të martën pasdite, në një distancë të shkurtër nga bregu i Lampedusa. Shtatë persona, mes të cilëve një fëmijë tetë ...

10:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI