Flash

“Arkëtarët” automatikë, depozitimet e parave në ATM në rritje me 34%

Lapsi.al 2 January 2025
“Arkëtarët” automatikë, depozitimet e parave në

Depozitimet e parave në bankomate u rritën përsëri në tremujorin e tretë 2024. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, përdoruesit e sektorit bankar kryen rreth 264 mijë depozitime automatike në ATM, në rritje me 33% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023-t.

Për të gjithë 9-mujorin 2024 numri total i depozitimeve ka arritur në 742 mijë. Shifrat e 9-mujorit tregojnë rritje me përmasa edhe më të larta, me pothuajse 34% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e transaksioneve është në nivele të ngjashme edhe në vlerë. Në fund të 9-mujorit, depozitimet cash në ATM kishin vlerën e 36.5 miliardë lekëve, 33% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Numri dhe vlera e transaksioneve të depozitimit në terminalet ATM është në rritje për të shtatin vit radhazi. Rritja po mbështetet edhe nga zgjerimi i vazhdueshëm i infrastrukturës së pajisjeve që mundësojnë këtë lloj shërbimi.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se numri i pajisjeve ATM që mundësonin depozitimin e parasë cash në fund të 9-mujorit 2024 arriti në 379, në rritje me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Afërsisht 37% e numrit të përgjithshëm të ATM-ve në vend ofrojnë shërbimin e depozitimit të parasë cash.

Shqipëria është ende një ekonomi me përdorim të lartë të parasë cash në shitjen e mallrave dhe shërbimeve. Përdorimi i lartë i parasë fizike krijon si rrjedhojë edhe nevojën e depozitimeve periodike të parasë në llogaritë bankare.

Automatizimi i këtij shërbimi nëpërmjet ATM-ve ndikon në pakësimin e fluksit të klientëve për të marrë shërbim nga personeli i bankës dhe përdorimin e degëve të bankave vetëm për ato raste ku ofrimi i shërbimit nga stafi është i domosdoshëm.

Në fund të muajit shtator 2024, sektori bankar shqiptar ofronte shërbim nëpërmjet 1028 ATM-ve aktive, në rritje me 22% krahasuar me një vit më parë.

Numri i ATM-ve pati rënë vazhdimisht në periudhën 2015-2019, sidomos për shkak të uljes së numrit të degëve, por edhe për shkak të pakësimit të numrit të përgjithshëm të bankave tregtare. Megjithatë, pas vitit 2020, edhe nën shtysën e pandemisë, bankat shtuan numrin e ATM-ve (kryesisht të vendosura në mjedise jashtë degëve), me qëllim lehtësimin e flukseve të operacioneve në sportele.

Një faktor tjetër që po nxit shtimin e numrit të ATM-ve në dy vitet e fundit është edhe turizmi. Shtimi i fluksit të turistëve dhe depërtimi ende i pamjaftueshëm i instrumenteve të pagesave automatike me kartë (POS) ka bërë të nevojshme shtimin e ATM-ve ku turistët e huaj të kenë mundësi për të tërhequr para cash. Në këto kushte, instalimi i më shumë ATM-ve është bërë më i leverdishëm për bankat vendase, duke qenë se tërheqjet e parasë cash nga klientët e bankave të huaja kanë komisione të konsiderueshme./Monitor.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI