Flash

Mbytet varka me emigrantë, zhduken 20 persona

Lapsi.al 1 January 2025
Mbytet varka me emigrantë, zhduken 20 persona

Një varkë me emigrantë është mbytur vonë të martën pasdite, në një distancë të shkurtër nga bregu i Lampedusa.

Shtatë persona, mes të cilëve një fëmijë tetë vjeç, janë shpëtuar nga policia italiane, e cila ka shkuar në vendngjarje me skaf. 20 të tjerë që ndodheshin në bordin e varkës që u mbyt para ishullit të vogël italian, pavarësisht përpjekjeve të shpëtimtarëve, janë ende të zhdukur.

Të shpëtuarit vijnë nga Egjipti, Sudani dhe Siria dhe ishin nisur nga porti libian Zowara. Gjendja e tyre shëndetësore, sipas mjekëve, nuk është shqetësuese. Shtatëvjeçari që arriti të shpëtohej humbi nënën e tij në tragjedinë e djeshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI