Flash

Liberalizimi/ Nga sot 2600 biznese në tregun e lirë të energjisë

Lapsi.al 1 January 2025
Liberalizimi/ Nga sot 2600 biznese në tregun e lirë të

Nga sot (1 janar) 2025, 2600 biznese të lidhura në tension 10 kv janë zyrtarisht në tregun e lirë të energjisë, çka do të thotë se energjinë e marrin nga një kontratë me furnizues privat apo Furnizuesin e Tregut të Lirë dhe jo më nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit.

Konsumi i përafërt i këtij grupi biznesesh është rreth 158 mijë MWh/muaj dhe janë biznese të ndryshme me aktivitet në hoteleri, restorante, qendra përpunimi inertesh etj.

Kryesisht janë subjekte në zona kryesisht rurale, por nuk mungojnë as në qytete më së shumti të lokalizuar në rajone si Sarandë, Ksamil, Dhërmi, Vuno, Rradhimë, Kukës, Elbasan, Vlorë, Korçë, Bilisht, Lezhë dhe nëpër fshatrat e qyteteve kryesore të Shqipërisë.

Kjo është faza e tretë e liberalizimit të tregut të energjisë. Faza e parë nisi në vitin 2018 me bizneset në tension 35 kv që janë në një numër relativisht të vogël.

Më pas, në vitin 2022, pati tentativë për të nxjerrë në treg të lirë një grup më të madh biznesesh në tensionin 20 dhe 10 kv, por kriza e energjisë që solli çmime të çmendura në tregje, bëri që të hidhej një hap pas dhe shteti të merrte përsipër sigurimin e energjisë, duke krijuar një mekanizëm amortizimi edhe përmes përfshirjes së prodhimit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare.

Kjo bëri që deri në fund të vitit 2023, grupi i bizneseve në 20 kv të kishte si opsion FMF dhe nga 1 janari 2024 të ishte në tregun e lirë .

Referuar regjistrit të ERE-s janë të paktën 36 furnizues të licencuar, ku bëjnë pjesë kompani private dhe publike, por pjesën kryesore të bizneseve në treg e mban Furnizuesi i Tregut të Lirë që është pjesë e OSHEE Group.

Ky i fundit furnizon bizneset e lidhur në tension 35 dhe 20 kv me çmimin fiks 18.34 lekë/kWh dhe po kaq është çmimi edhe për bizneset në tension 10kv të cilat janë më të fundit në tregun e lirë.

Liberalizimi në një fazë të katërt pritet që të përfshijë edhe bizneset e lidhur në tension 6 kv dhe sipas një urdhri të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë ky grup do të jetë në tregun e lirë në 1 janar të vitit të ardhshëm./ Monitor.al

Të këshilluara

2025 nis ndryshe, bebet e para janë binjakë

Viti i Ri 2025 ka nisur ndryshe nga shumë të tjerë paraardhës, me lindjen e dy binjakëve. Dy djem ishin bebet e para dhe ata lindën në maternitetin 'Mbretëresha...

07:29

Mbërrin Viti i Ri në Zelandën e Re

Zelanda e Re priti e para Vitin e Ri, me një spektakël fishekzjarrësh, i cili u ndoq nga miliona qytetarë në mbarë botën. Zelanda e Re me kryeqytet Auckland ka ...

14:48

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI