Flash

Sekuestrohen rreth 100 kuti me fishekzjarrë dhe kapsolla në Fier

Lapsi.al 31 December 2024
Sekuestrohen rreth 100 kuti me fishekzjarrë dhe kapsolla në Fier

Tre persona janë proceduar penalisht në Fier, pasi tregtonin ilegalisht lëndët piroteknike. Policia e Fierit ka sekuestruar rreth 100 kuti me fishekzjarre dhe kapsolla në Fier. Si pasojë, u proceduan penalisht 3 pronarët e dyqaneve. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fireworks”. Sekuestrohen rreth 100 kuti me fishekzjarrë dhe kapsolla. Procedohen penalisht 3 pronarët e dyqaneve ku tregtoheshin ilegalisht lëndët piroteknike.

Si rezultat i patrullimeve dhe kontrolleve në dyqane dhe ambiente të tjera, gjatë gjithë periudhës festive, që kryhen në zbatim të planit kombëtar të masave, kundër përdorimit dhe/ose tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, të DVP Fier, konstatuan dhe goditën 3 raste të tjera të kësaj paligjshmërie.

Konkretisht, në kuadër të operacionit “Fireworks”, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit 42 vjeç dhe 33 vjeç, të tre banues në Fier, pasi në dyqanet e tyre, në lagjet “Sheq i Vogël” dhe “1 Maji”, u gjetën rreth 100 kuti me fishekzjarrë dhe kapsolla që shiteshin në kundërshtim me ligjin.

Kontrollet vijojnë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin tregtimin dhe përdorimin e lëndëve piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe kriteret. Veprime të tilla, përveç se janë të dënueshme nga Kodi Penal, përbëjnë rrezik për shëndetin e tyre, si dhe të qytetarëve të tjerë.

Të këshilluara

Fituesit dhe humbësit e 2024-s

Ekonomia vendase mori pak frymë për të dytin vit radhazi në vitin 2024, duke lënë pas vështirësitë e krijuara pas tërmetit të 2019-s dhe pandemisë që dha efekte...

07:46

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI