Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Qeveria gjermane reagon pasi Elon Musk shprehu përkrahjen për AFD-në

Lapsi.al 31 December 2024
Qeveria gjermane reagon pasi Elon Musk shprehu përkrahjen për

Qeveria gjermane u përpoq të mos u japë shumë peshë qëndrimeve të shprehura nga miliarderi Elon Musk për zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani, pasi ai shprehu sërish partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Musk shkaktoi debate gjatë fundjavës pasi mbështeti partinë AfD në një opinion të botuar në një gazetë të madhe gjermane, që nxiti dorëheqjen në shenjë proteste të redaktores përgjegjëse për rubrikën e opinioneve .

“Liria e shprehjes gjithashtu përfshinë edhe qëndrimet më pakuptim”, deklaroi zëdhënësja e qeverisë, Christiane Hoffmann, duke shtuar se nuk do të komentonte më shumë deklaratat e zotit Musk.

Ajo megjithatë tha se “në fakt Elon Musk po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet federale përmes deklaratave të tij”.

Në këtë kontekst, zëdhënësja Hoffmann po ashtu theksoi se partia AfD po vëzhgohet nga shërbimi i brendshëm gjerman i zbulimit nën dyshimet se është parti ekstremiste e krahut të djathtë dhe se tashmë ka një status të tillë në disa pjesë të Gjermanisë.

Gjermania do t’i mbajë zgjedhjet e parakohshme më 23 shkurt, pasi koalicioni qeverisës i Kancelarit Olaf Scholz, që përbëhej nga tre parti, u rrëzua muajin e kaluar pas mosmarrëveshjeve se si të rimëkëmbet ekonomia e ngadalësuar e vendit.

Opinioni i zotit Musk në gazetën ‘Welt am Sonntag’ që botohet në gjuhën gjermane gjatë fundjavës, është shembulli i dytë brenda muajit i përkrahjes që ai i jep partisë AfD.

“Partia ‘Alternativa për Gjermaninë’ (AfD) është shkëndija e fundit e shpresës për këtë vend”, shprehet Musk në shkrimin e tij të përkthyer në gjuhën gjermane.

Ai tha gjithashtu se partia e djathtë e skajshme “mund ta çojë vendin drejt së ardhmes ku përparimi ekonomik, integriteti kulturor dhe inovacioni teknologjik nuk janë vetëm dëshira, por realitet”.

Drejtuesi ekzekutiv i kompanisë Tesla Motors po ashtu shkroi se investimet e tij në Gjermani i japin atij të drejtën të komentojë mbi gjendjen e vendit.

Sipas anketave, partia AfD ka mbështetje të fortë, por kandidatja e saj, Alice Weidel nuk ka gjasa të bëhet kancelare ngaqë partitë e tjera refuzojnë të bashkëpunojnë me partinë e krahut të djathtë.

Aleati i Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, miliarderi Musk, në shkrimin e tij, sfidoi qëndrimet ndaj partisë.

“Portretizimi i AfD-së si parti ekstremiste e krahut të djathtë është qartazi i rremë, duke patur parasysh që drejtuesja e partisë, Alice Weidel, ka një partnere të të njëjtës gjinisë nga Shri Lanka! A ju tingëllon si Hitleri? Ju lutem!

Shkrimi i Musk shkaktoi debat në mediat gjermane mbi kufijtë e fjalës së lirë, ndërkohë që redaktorja përgjegjëse e rubrikës së kësaj gazete në platformën X, pronë e Musk, lajmëroi se kishte dhënë dorëheqjen.

“Gjithmonë më ka pëlqyer të lexoj opinionet e ndryshme në Welt. Sot një shkrim i Elon Muskut doli në edicionin e fundjavës së kësaj gazete. Dorëzova dorëheqjen time dje, pasi ky shkrim u nis për botim”, shkroi Eva Marie Kogel.

Shkrimi i Musk në Welt am Sonntag u përcoll me një shënim kritik nga kryeredaktori i ri i Welt, Jan Philipp Burgard, i cili shprehet se megjithëse disa nga mendimet e Musk për problemet e Gjermanisë mund të jenë të sakta, “qasja e tij se vetëm AfD mund ta shpëtojë Gjermaninë, është tragjikisht e gabuar”./VOA

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI