Flash

Kurti-prokurorëve: Nuk shkoj të dëshmoj, ta shohim a kanë guxim të vijnë ata

Lapsi.al 30 December 2024
Kurti-prokurorëve: Nuk shkoj të dëshmoj, ta shohim a kanë

Kryeministri Albin Kurti ka akuzuar Prokurorinë e Kosovës për qasje të njëanshme dhe refuzon të paraqitet si dëshmitar në Prokurorinë Speciale. Kryeprokurori Blerim Isufaj ka njoftuar një konferencë për shtyp.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka sulmuar ashpër drejtësinë, duke e akuzuar Prokurorinë e Kosovës për qasje të njëanshme në hetime. Ai tha se prokuroria "nuk reagon shpejt kur nuk bëhet fjalë për Lëvizjen Vetëvendosje", por "vepron menjëherë kur aludohet për ndonjë gabim procedurial të Vetëvendosjes".

Gjatë intervistës për KTV, Kurti ka thënë se “11 ministri kanë dorëzuar 250 kallëzime penale dhe kërkesa për hetim”. Por, Kurti argumenton se Prokuroria nuk po vepron.

“Me këtë rast, ajo çfarë unë mund të konstatoj është që kur vjen puna te kërkesat tona për hetim dhe kallëzime penale, prokuroria veprojnë si kërmij, ndërsa nëse del në ndonjë portal ndonjë shkelje procedurale e ndonjë ministri apo ndonjë aludim, nga kërmij të ngadalshëm shndërrohen në lepuj të shpejtë. Nuk ka aktakuza, nuk ka epilog”, ka thënë Kurti.

Kurti ka refuzuar të përgjigjet ndaj kërkesës së Prokurorisë Speciale për t’u paraqitur si dëshmitar, duke e kritikuar drejtpërdrejt Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

“…Aty nuk duhet si dëshmitar, ky është qëllimi. Këta po dëshirojnë të bëjnë diçka të ngjashme po më të butë se s’munden tashmë, sikur me Hashim Rexhepin, që e nxorën duarlidhur prej BQK-së. Prokurorët ua kanë mësyrë krejt ministrave tanë. Prokurorët kanë ardhur në Kryeministri edhe më herët. Unë guxoj t’ju them s’po vij. Ta shohim tash a guxojnë ata të vijnë. Gjithmonë publikisht, s’kam privatisht asgjë”, ka shtuar Kurti.

Kryeministri e cilësoi Isufajn si “regjisor i pamjes kur Kurti hyn në Prokurori dhe bëhet lajm ndërkombëtar për korrupsion”. Ai rikujtoi gjithashtu faktin se qeveria dhe presidenca nuk e kanë pranuar Isufajn si kryeprokuror, megjithëse ai është zgjedhur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

“Vështirësitë i kemi me kryeprokurorin e Shtetit që në krye është Blerim Isufaj. Fiks para një viti ai doli publikisht e na tha se është hequr urdhërarresti ndaj Milan Radoiçiçit, tre muaj pas vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku. Në krye të KPK-së kemi një kësi lloj njeriu. Prokuroria s’është pjesë e zgjidhjes, është pjesë e problemit. Kupola e saj. Krejt këta prokurorë kanë të drejtë të bëhen kryeprokurorë, por po na thonë o Blerim Isufaj o askush tjetër. Për drejtësinë, nëse bëhet kryeprokuror Blerim Isufaj, largqoftë, ose dikush si ai, atëherë s’ka shpresë për drejtësinë”, ka thënë Kurti.

Pas deklaratave të Kurtit, kryeprokurori Isufaj ka njoftuar një konferencë për shtyp sot në orën 13:00, ku pritet të japë përgjigje mbi akuzat e kryeministrit dhe situatën aktuale. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet: "Ju njoftojmë se të hënën, 30 dhjetor 2024, duke filluar nga ora 13:00, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, z. Blerim Isufaj, do të mbajë konferencë për media"

 

Të këshilluara

Parashikimi/ Mot i kthjellët por i ftohtë

Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thel...

07:37

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI