Flash

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin e shkallës së parë në laboratorin e drøgës Frakull

Lapsi.al 30 December 2024
Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin e shkallës së parë

Gjykata e Posaçme e Apelit la ne fuqi vendimin e shkallës së parë për drogën në Fakull të Fierit. Togat e zeza cilësuan fajtor Nikolin Gjolena, duke lënë në fuqi vendimin e dënimit me 17 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i reduktohet në 11 vite e 4 muaj.

Ndërsa vendimi për të pandehurit ë tjerë është si vijon:

Viktor Cervanaku i dënuar me 15 vite burg, 10 me gjykim te shkurtuar

Enxhi Ferhati i dënuar me 12 vite burg, 8 me gjykim te shkurtuar

Klajdi Kodra i dënuar me 17 vite burg, 11.4 me gjykim te shkurtuar

Bledar Matoshi i dënuar me 12 vite burg, 8 me gjykim te shkurtuar

Denilson Çervanaku i dënuar me 17 vite burg, 11.4 me gjykim të shkurtuar

Zenel Çervanaku i dënuar me 14 vite burg, 9.4 me gjykim te shkurtuar

Redion Meshi i dënuar me 14 vite burg, 9.4 me gjykim te shkurtuar

Julian Malaj i dënuar me 3 vite burg, 2 vite me gjykim te shkurtuar për ( moskallëzim krimi ) lirohet menjeherë.

Marildo Rona i dënuar me 12 vite burg, 8 me gjykim te shkurtuar.

 

 

Të këshilluara

Parashikimi/ Mot i kthjellët por i ftohtë

Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thel...

07:37

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI