Flash

Ngadalësimi për blerje pronash nuk pritet të frenojë rritjen e çmimeve në Tiranë

Lapsi.al 29 December 2024
Ngadalësimi për blerje pronash nuk pritet të frenojë rritjen

Sipas drejtuesve të agjencive kryesore imobiliare në Tiranë, kërkesa për blerje pronash vijon të jetë e ngadalësuar krahasuar me vitin paraardhës.

“Edhe pse aktualisht kërkesa është gjallëruar, në raport me muajt e verës kur shënoi rënie, e ndikuar nga spostimi i blerjeve më të larta në zonat bregdetare, sërish vërehet se kërkesa është e ngadalësuar e krahasuar me 2023”, tha drejtuesi i agjencisë “Future Home”, Fatjon Hysenbelliu.

Por ngadalësimi i kërkesës nuk e ka frenuar rritjen e çmimeve. Në Tiranë, rritja e çmimeve nuk është ndalur edhe gjatë 2024-s. Në muajin korrik, çmimet e apartamenteve në disa nga zonat qendrore u rritën 10 deri në 16%, krahasuar me muajin korrik 2023, sipas të dhënave të agjencive imobiliare.

Konkretisht te disa zona, si ajo pranë stadiumit Dinamo, çmimi maksimal arriti në 2,900 euro/m² nga 2,600 euro/m² që ishte në 2023. Rritja ishte 16%.

Pranë Parkut Olimpik në Tiranë, në një nga komplekset e reja që po ndërtohet, në muajin korrik 2024, çmimet e shitjes arritën nga 2,200 euro vlera minimale deri në 2,900 euro/m² vlera maksimale.

Në këtë zonë, çmimet e shitjes në 2023 variuan nga 2,300 deri në 2,600 euro/m². Rritja ishte 10%. Brenda Unazës së Tiranës, çmimet e shitjes së apartamenteve janë mbi 2,300 euro/m².

Rritje çmimesh ka pasur edhe në zonat periferike. Sipas agjentëve imobiliarë, rritja e çmimeve është ndikuar nga shtimi i kërkesës, pasi familjet e reja nuk arrijnë të përballojnë blerjen e shtëpisë në zonat qendrore. Në Kombinat, çmimet e apartamenteve në muajin korrik arritën 1,200 deri në 1,300 euro/m² nga 1,100 që ishin vitin e kaluar. Rritja nga 9 deri në 18%.

Në zonën e “Astirit”, çmimet u luhatën nga 1,200 deri në 1,300 euro për m² në vijat e para të ndërtimit, nga 1,250 euro/m² që ishte vjet. Në këtë zonë, çmimet janë rritur me 4%.

Në zonën e Freskut çmimet e shitjes së apartamenteve nga 900-1000 euro/m² kanë arritur në 1,100 euro/m². Rritja është rreth 11%. Në Paskuqan nga 850-900 euro/m², çmimet kanë arritur në 1,050 euro/m², për shkak të kërkesës së lartë sipas agjentëve imobiliarë.

Ndërtuesit sërish kanë paralajmëruar rritje të çmimeve nga shtimi i kostos për detyrimin e taksës së infrastrukturës, ndërsa kërkesa mbetet e ulët.

Ylli Sula, nga indeksi “Key Data”, parashikon se një tjetër rritje e çmimeve do të jetë e pashmangshme në kushtet e shtimit të detyrimit për taksën e infrastrukturës me hyrjen në fuqi të çmimeve të referencës në 2023.

Ndryshe ka ndodhur në shumë qytete të Europës, të analizuara nga agjencia “Menaxhimi global i pasurisë”. Në qytetet që u shfaq rreziku i lartë i një flluske të pasurive të paluajtshme në vitet e mëparshme, rezultoi se ishin regjistruar korrigjimet më të forta të çmimeve.

Për shkak të rregullimit të inflacionit, rezultuan se çmimet janë mesatarisht 15% më të ulëta se në mesin e vitit 2022, kur normat e interesit filluan të rriten globalisht. Çmimet reale në qytetet si: Frankfurt, Mynih, Stokholm, Hong Kong dhe Paris janë 20% më shumë se niveli i majave të arritura pas pandemisë.

Ndërsa në qytetet si Vankuver, Toronto dhe Amsterdam u shënua rënie e konsiderueshme e çmimeve prej rreth 10% në terma realë./MONITOR

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI