Flash

Ishte 100 vjeç, ndërron jetë ish-Presidenti i SHBA, Jimmy Carter

Lapsi.al 29 December 2024
Ishte 100 vjeç, ndërron jetë ish-Presidenti i SHBA, Jimmy

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter ndërroi jetë në moshën 100-vjeçare. Lajmi u dha këtë të diel nga Atlanta Journal-Constitution. Djali i Carter, James u shpreh se babai i tij ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Plains, Georgia, por nuk dha më shumë detaje.

Carter ishte president i SHBA nga 1977 në 1981 dhe pas mandatit të tij jetoi më gjatë se çdo president tjetër amerikan. Ai e ka vizituar për dy ditë Tiranën në shtatorin e vitit 1993 dhe në fokus të vizitës së tij ishte situata në Kosovë, e cila asokohe ishte pjesë e Jugosllavisë dhe konflikti në Bosnje Hercegovinë. Ish-Presidenti Carter takoi në atë kohë Sali Berishën, që mbante postin e Presidentit të Republikës dhe Aleksandër Meksin, si Kryeministër i Shqipërisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI