Flash

Aksidenti tragjik në Korenë e Jugut, 127 të vdekur

Lapsi.al 29 December 2024
Aksidenti tragjik në Korenë e Jugut, 127 të vdekur

Një aeroplan me 181 pasagjerë është përplasur me një mur teksa po bënte ulje emergjente në aeroportin Muan në Korenë Jugperëndimore. Vetëm dy persona, një burrë dhe një grua, anëtarë të ekuipazhit, arritën të nxirren të gjallë, ndonëse të plagosur rëndë, ndërsa 122 të tjerë janë gjetur të pajetë dhe numri pritet të rritet.

Sipas raportimeve të deritanishme, tragjedia ka ndodhur pasi avioni i tipit Boeing 737-8AS është përplasur me zogjtë në fluturim, duke shkaktuar një mosfunksionim në sistemin e rrotave.

“Shkak i aksidentit dyshohet të jetë përplasja me shpendë në kombinim me kushtet e pafavorshme të motit. Megjithatë, shkaqet e sakta do të shpallen pas hetimit”, tha Lee Jong-hyun , komandant i Departamentit të Zjarrfikësve Muan, gjatë një konference për shtyp.

Autoritetet kanë sqaruar se aksidenti i tmerrshëm i avionit që kryente fluturimin JJA-2216 ka ndodhur sot në orën 09:03 me orën lokale. Boeing, i cili hyri në shërbim në gusht 2009, kishte 181 persona në bord: 175 pasagjerë, duke përfshirë dy shtetas tajlandez dhe një ekuipazh prej gjashtë anëtarësh.

Presidenti i Koresë së Jugut Choi Sang-mok kryesoi një mbledhje urgjente të kabinetit të tij dhe shkoi në vendin e tragjedisë pas mesditës, ku siguroi se do të bëhet çdo përpjekje e mundshme për të shpëtuar jetë dhe për të ofruar çdo ndihmë për të lënduarit dhe të afërmit e viktimat.

Ky është aksidenti i parë fatal që përfshin një avion të Jeju Air, një nga linjat ajrore më të mëdha me kosto të ulët e krijuar në 2005. Më 12 gusht 2007, një Jeju Air Bombardier Q400 me 74 pasagjerë doli nga pista në aeroportin e Busanit, duke shkaktuar lëndime të lehta në shtatë persona. Në përgjithësi, përplasjet e avionëve janë të rralla në Korenë e Jugut. Më e keqja në historinë e saj ndodhi kur një Boeing 767 i Air China në rrugë për në Busan nga Pekini u rrëzua në prill 2022, duke vrarë 129 njerëz.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI