Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

“Me pikë dhe prejse” të gjithë detajet që parathonë rënien e Lalit

Lapsi.al 28 December 2024
“Me pikë dhe prejse” të gjithë detajet që

Raporti i Erion Veliajt me drejtësinë ka ndryshuar në mënyrë radikale në 48 orët e fundit, që pas të enjtes kur ai u mor në pyetje për plot pesë orë në godinën e SPAK. Ka disa elementë që e tregojnë pothuajse e hapur këtë. Së pari, vetë kryebashkiaku, i cili doli pa thënë asnjë fjalë nga dyert e Prokurorisë së Posatçme e kishte zhdukur nga fjalori termin “kolegë”. Në të kundërt ai akuzoi SPAK-un se kishte gjetur pretekstin e një denoncuesi anonim, Nesti Andonit, për të hetuar atë dhe familjarët e tij. Së dyti, ai vuri në punë aparatin e vet mediatik, për të thënë se prokurori i tij Olsi Dade, po shërben si një vegël në funksion të gjuetisë së shtrigave brenda klaneve në PS. Së treti, se me një dokument publik, që pretendohet të jetë hartuar nga mbrojtësit e tij ligjorë, Veliaj denoncoi padrejtësitë e hetimit që po i bëhej.

Erion Veliaj lë Shqipërinë, niset drejt SHBA

Është mjaft interesante të lexohet ky tekst, për nuhatur se Veliaj është gjendur në një situatë të pa shpresë të enjten në zyrat e SPAK. Lapsi.al i ka kaluar në filigran të gjitha pretendimet e shprehuara aty, për të zbuluar një të vërtetë të thjeshtë, atë se mes kryebashkiakut dhe prokurorëve ka nisur një përballje pa kompromis, që sipas shumë gjasave nuk do të përfundojë mirë për të parin. Kjo duket fare qartë nga mbrojtja me 8 pika. Aty thuhet se hetimi ka qenë “keqdashës, i qëllimshëm dhe në kundërshtim me ligjin”. Aty vazhdohet se ndaj Veliajt është përdorur një “qasje kërcënuese” dhe “dhunë e stilit sigurims”, me qëllimin e përcaktuar për të “krijuar hapësirë për interpretime keqdashëse dhe denigruese ndaj figurës së kryetarit të bashkisë”.

Pra, boll të lexosh përfundimin në të cilin ka dalë Veliaj pas pyetjes së tij nga hetuesit, për të kuptuar se ai më mirë sesa cilido ëshë i ndërgjegjshëm për fatin që e pret. Duket se dilema këtej e tutje nuk është më se çfarë do t’i ndodhi, por se kur do t’i ndodhi.

Veprimet e SPAK me Veliajn, shpërthejnë konfliktin e vjetër me Ballukun në PS

Sikur ky perceptim të mos mjaftonte menjëherë sapo nisën sulmet e para të dirigjuara nga zyra kryesore e Bashkisë, SPAK i’u përgjigj flakë për flakë dorashkës së hedhur. Në një komunikatë të dalë nga zyrat e Altin Dumanit u theksua se krimet për të cilat akuzohej kryebashkiaku ishin katër, që nëse vërtetoheshin nga gjykatat mund ta ndëshkonin atë deri me 30 vite burg. “Nga provat e grumbulluara, është arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete, të cilat lidhen jo vetëm me veprën penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, por edhe me veprat penale: “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” i parashikuar nga neni 245, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal dhe “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”, thuhej në njoftimin e SPAK i cili i’u përgjigj sulmeve të Veliajt.

SPAK si Sigurimi/ Si shkoi Veliaj tek qëndrimi i Berishës (deklaratat)

Pra, vetëm duke vëzhguar këtë duel publik në distance, duke ndjekur se si ndryshoi trajektorja e ‘kolegëve’ që u shndërruan në sigurimsa, duke analizuar se si për herë të parë dhe të vetme, ato media mbështetëse të qeverisë dhe bashkisë i’u vërsulen SPAK-ut, e kupton se Erion Veliaj nuk i ka më punët aq mirë sa në kohën kur Edi Rama bashkohej “me pikë dhe presje” me alibitë për pafajësinë e tij. Nëse shumëkush ka dilema për mënyrën se si hetuesit po procedojnë duke u fokusuar tek krimet personale të kryebashkiakut dhe jo tek ato që e implikojnë atë së bashku me PS apo me Ramën, një tendencë po e pranojnë të gjithë: duket sikur fati i Erionit është paketuar. Më shumë se pandehma se çfarë do të ndodhe me të nesër e tutje tani po qarkullon ajo se so do të reagojë ai ndaj kthesës së fortë që e pret.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI