Flash

Kishin shkuar si turistë në Spanjë dhe grabisnin banesa, prangosen dy shqiptarë

Lapsi.al 28 December 2024
Kishin shkuar si turistë në Spanjë dhe grabisnin banesa,

Garda Civile Spanjolle ka arrestuar dy të rinj shqiptarë, 26 dhe 34 vjeç, të akuzuar për vjedhjen e disa banesave në Komunitetin e Madridit, të cilët kishin ardhur në Spanjë të kamufluar si turistë në “festat e Krishtlindjeve”.

Dy personat udhëtuan nga jashtë Spanjës për në Komunitetin e Madridit në fund të tetorit për të kryer grabitjet. Atyre u janë gjetur bizhuteri me vlerë më shumë se 50 mijë euro ”, thuhet nga policia, e cila thekson se të dy kriminelët kishin vënë në shënjestër shtëpizat në perëndim të Madridit si objektiv të grabitjeve të tyre.

“Agjentët e Gardës Civile , në të ashtuquajturin Operacioni “Habitat Boza”, kanë arrestuar dy persona të specializuar në kryerjen e krimeve të grabitjes me forcë brenda shtëpive të ndryshme në Komunitetin e Madriditz Operacioni ka nisur në fund të muajit tetor, kur pronarët e banesave kanë bërë denoncimet përkatëse për vjedhjen e objekteve të ndryshme me vlerë. Konkretisht, autorët e dyshuar hynë në shtëpitë e vendosura në Las Rozas, Galapagar, Alpedrete, Villaviciosa de Odón dhe kryeqytetin e Madridit ”, thuhet në deklaratë.

Ata plaçkitën të gjitha llojet e sendeve të vlefshme që shiteshin lehtë, si bizhuteri dhe orë, si dhe para cash. Duhet theksuar se këta persona kryenin një aktivitet të madh kriminal, duke kryer nga 1 deri në 2 grabitje në ditë. Hetuesit i zbuluan këta persona gjatë muajit dhjetor, duke verifikuar se ata ishin zhvendosur në territorin kombëtar në fund të tetorit për të nisur një fushatë grabitjeje në Komunitetin e Madridit.

Më në fund, më 16 dhjetor, dy shqiptarët e moshës 26 dhe 34 vjeç u ndaluan në një zonë shërbimi kur po përgatiteshin të largoheshin nga Komuniteti i Madridit me një plaçkë të madhe nga grabitjet e fundit të kryera. Kryesisht janë gjetur bizhuteri dhe ora”, përfundon deklarata. Të dy hajdutët, pa të dhëna të mëparshme në Spanjë, u burgosën pasi gjyqtari hetues urdhëroi një gjë të tillë.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI