Flash

U mori para pacientëve tek Senatoriumi gjatë pandemisë, lirohet Tire Alldervishi

Lapsi.al 27 December 2024
U mori para pacientëve tek Senatoriumi gjatë pandemisë, lirohet

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia Tire Alldervishin, ish-sanitaren e spitalit të Senatoriumit në Tiranë, e cila u zhvati para pacientëve gjatë periudhës së pandemisë.

Ajo ishte e dënuar me 4 vite burg sanitaren, por duke qenë se ekzekutimi i këtij dënimi ka filluar që nga dita që është arrestuar, 12 janar 2021, togat e zeza urdhëruan pezullimin e dënimit me burg për 11 muajt e mbetur. Alldervishit iu pezullua dënimi me burg, ndërsa iu caktua dënim alternativ me shërbim prove për 2 vite.

"Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, Gjykata urdhëron pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, për pjesën e mbetur të pavuajtur të këtij dënimi penal (konkretisht prej 11 muaj), dhe vënien e të pandehurës, në provë për një periudhë prej 22 muajsh, me kusht që gjatë kohës së provës, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.

Në aplikim të nenit 60/9 të K.Penal, urdhërohet e pandehura, të mos shoqërohet me persona të dënuar. Në zbatim të nenit 61 i K. Penal, e pandehura detyrohet të mbajë kontakte të vazhdueshme dhe sistematike me Zyrën e Shërbimit të Provës, duke zbatuar kushtet dhe detyrimet e caktuara nga Gjykata.

Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, e pandehura detyrohet të marrë pëlqimin e zyrës së shërbimit të provës për ndryshimin e vendbanimit, për lëvizjet jashtë vendit, si dhe ato të shpeshta brenda vendit. Afati i provës fillon nga e nesërmja që ky vendim të marrë formë të prerë.", thuhet në njoftimin e gjykatës.

Skandali "Tire" u zbulua nëpërmjet video-përgjimevem ku duke u prezantuar si infermiere, u merrte para në kërkim të shërbimit familjareve të pacientëve që ishin të shtruar ne spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Po ashtu Tire u filmua nga një vajzë, të cilës arriti t’i zhvaste rreth 8 milionë lekë, duke i premtuar se do kujdesej për nënë e saj që ishte me COVID-19.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI