Flash

GJKKO vendos Arben Rushitin në arrest shtëpie

Lapsi.al 27 December 2024
GJKKO vendos Arben Rushitin në arrest shtëpie

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka ndryshuar masën e sigurisë për Arben Rushitin, i akuzuar për trafikun e paligjshëm të emigrantëve. Gjykata ka vendosur arrest shtëpie për Rushitin, duke i hequr masën e arrestit me burg.

Në vendimin e saj, gjykata arsyetoi se afatet maksimale të parashikuara nga ligji për masën e sigurimit janë tejkaluar, duke e bërë të domosdoshëm ndryshimin e masës nga arrest në burg në arrest shtëpie.

Arben Rushiti ishte arrestuar për përfshirjen në një rrjet kriminal që dërgonte ilegalisht emigrantë shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, duke përdorur dokumente të falsifikuara. Sipas akuzave, rrjeti kishte krijuar një skemë për kalimin e paligjshëm të kufirit, duke siguruar dokumentacion të rremë për qytetarët.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI