Flash

Fluksi i emigrantëve vijon të mbetet i lartë edhe pas Krishtlindjes

Lapsi.al 27 December 2024
Fluksi i emigrantëve vijon të mbetet i lartë edhe pas

Fluksi i emigrantëve shqiptarë që kthehen në atdhe për festat e fundvitit ka njohur një rritje të madhe gjatë ditëve të fundit. Numri i shqiptarëve që vijnë kryesisht nga Greqia dhe Italia, vijon të mbetet i lartë edhe pas Krishtlindjes. Kapshtica, Kakavija, Porti i Durrësit dhe Vlorës, janë 4 pikat kufitaret që po përballin me fluksin e udhëtarëve, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në vendin tonë afro 23 mijë persona.

Nga pika kufitare e Kakavijës, gjatë orëve të fundit ka patur 6,948 hyrje dhe 1,500 dalje, ndërsa kanë hyrë 1977 makina. Ndërkohë nga Kapshtica mësohet se kanë hyrë 6,219 emigrantë ndërsa 1,484 kanë udhëtuar drejt vendit fqinj. Për shkak të fluksit në rritje, raportohet se është punuar me sportele të shtuara nga të dyja anët e kufirit, duke evituar vonesat.

Ndërkohë edhe Porti i Durrësit ka regjistruar fluksin e madh të emigrantëve, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 4 traget me 4,500 pasagjerë. Mbi 29 mijë hyrje janë regjistruar vetëm brenda 1 jave. Nga Porti i Vlorës gjithashtu vazhdon të rriet fluksi, ku janë regjistruar 4,927 pasagjerë, 1,112 mjete të vogla dhe 303 mjete të mëdha. Në dy portet kryesore të vendit janë marrë masat për përballimin e fluksit, duke punuar me sportele të shumta.

Të këshilluara

Fondet për bujqësinë shkurtohen me 5%

Që nga fillimi i vitit, kur hyri në fuqi buxheti 2024 fondet për bujqësinë janë shkurtuar sistematikisht. Në aktin e fundit normativ financimi total për Ministr...

07:47

Bumi i turizmit nuk ndikon në punësim

Sektori i turizmit është përfshirë në zhvillime të vrullshme prej rritjes së numrit të vizitorëve dhe zgjerimit të strukturave akomoduese, por të dhënat adminis...

07:44

Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Drejtuesi politik i Qarkut Tiranë për PD-në, Belind Këlliçi është paraqitur ditën e sotme. Ai tha se do të njoftonte pasi të dilte se për çfarë është paraqitur....

14:10

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI