Flash

Bumi i turizmit nuk ndikon në punësim

Lapsi.al 27 December 2024
Bumi i turizmit nuk ndikon në punësim

Sektori i turizmit është përfshirë në zhvillime të vrullshme prej rritjes së numrit të vizitorëve dhe zgjerimit të strukturave akomoduese, por të dhënat administrative mbi punësimin (punonjësit e deklaruar në tatime me sigurime) tregojnë se në sektorin privat numri i të punësuarve u zgjerua me bazë vjetore vetëm 1.8 për qind në 3-mujorin tretë të këtij viti.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në 3-mujorin e tretë të vitit ishin të punësuar 568 mijë persona ose 10,486 më shumë se një vit më parë në të njëjtën periudhe (1.8 % më shumë). Nga ana tjetër numri i të punësuarve në sektorin publik arriti në 180,382 mijë ose vetëm 1307 persona më shumë se tremujori i tretë 2023 (rritje 0.7%).

Sakaq INSTAT nuk ka publikuar këtë vit asnjë të dhënë mbi punësimin nga Anketa së Forcës së Punës që është edhe treguesi zyrtar i papunësisë. Të dhënat administrative mbi punësimin tregojnë se, zhvillimet në tregun e punës kanë qenë të vakëta, por ato nuk japin hollësi mbi sektorët e ekonomisë. Vitin e kaluar në tremujorin e tretë punësimi me të dhëna administrative ishte zgjeruar me 3 për qind (16,000) në krahasim me tremujorin e tretë 2022.

Burimet nga tregu pohojnë se punësimi është përfshirë në ristrukturim të fortë vitin e fundit, ku ka rritje të papunësisë në zonat urbane si rrjedhojë e mbylljes së shumë aktivitete fason dhe linjat call- center. Rënia e euros ka dobësuar rëndë fitimet në sektorin e prodhimit. Të dhënat e fundit mbi PBB-në që i takojnë tremujorit të tretë të vitit treguan rënie të fortë të prodhimit në sektorin bujqësor dhe atë të industrisë.

Rënia e vlerës se euros në mënyrë sistematike vitet e fundit nga rreth 123 lekë mesatarisht në vitin 2021 këtë në më pak se 99 lek aktualisht shkaktoi humbje të konsiderueshme për sektorin e prodhimit dhe sidomos bizneset eksportuese. Aktivitetet e fabrikave të prodhimit të veshjeve dhe këpucëve pësuan rënie të fortë këtë vit në të gjithë treguesit, prodhimin, shitjen dhe pagat.

Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e tretë të vitit 2024, indeksi i punësimit në industrinë e fabrikave të tekstilit shënoi rënie me 20.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i pagave në të njëjtën periudhë pësoi rënie me 21%. Në vështirësi nuk janë vetëm fabrikat fason, por e gjithë industria që prodhon mallra dhe shërbime për eksport, të tilla se linjat agro-ushqimore, industria automative dhe sektori call -center./ Monitor

Të këshilluara

Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Drejtuesi politik i Qarkut Tiranë për PD-në, Belind Këlliçi është paraqitur ditën e sotme. Ai tha se do të njoftonte pasi të dilte se për çfarë është paraqitur....

14:10

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI