Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Po lëvizte me 5 emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, vihet në pranga 19-vjeçari

Lapsi.al 26 December 2024
Po lëvizte me 5 emigrantë të paligjshëm drejt

Një 19-vjeçar nga Pakistani u vu në pranga nga policia në kuadër të operacionit policor të koduar “Turn 1”.

Ky shtetas, po transportonte me automjet, drejt Kakavijës, 5 emigrantë nga vendet e treta, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Greqinë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti me të cilin dyshohej se po transportoheshin emigrantë.

Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur shenjës për ndalim e ka vijuar lëvizjen me shpejtësi për disa minuta dhe më pas ka braktisur automjetin, por është kapur nga policia. Automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët u sekuestrua në cilësinë e provës materiale

Të këshilluara

Gjendet pajetë një person në Gjirokastër

Një person është gjetur i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër. Sipas policisë viktima është 62 vjeç. Dyshimet e para janë që 62-vjeçari, i cili n...

09:14

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI