Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Ardi Veliu me mision të ri në Vlorë, do mbledhë vota për PS-në

Lapsi.al 26 December 2024
Ardi Veliu me mision të ri në Vlorë, do mbledhë vota
[audio mp3="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/12/Ardi-Veliu-PS.mp3"][/audio]

Ardi Veliu e kemi parë të hiqte tej kapelen dhe uniformën e policit kur i duhej të mblidhte vota për Partinë Socialiste dhe të keqpërdorej nga Edi Rama për punët e pista të pushtetit të tij.

Tani që nuk është më drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Veliu ka marrë edhe detyra konkrete në parti. Siç mëson Lapsi.al ai është prezantuar disa ditë më parë në Vlorë si një nga koordinatorët elektoralë të PS-së.

Veliu do të jetë krah ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu, i cili do të kandidojë për deputet në qytetin e Vlorës. Prezantimin e Veliut e ka bërë vetë ministri Vëngu në takim me organizatat socialiste.

Kronika/ Sa herë ka mashtruar Ardi Veliu në dëm të viktimave

Kujtojmë se pasi Rama e turpëroi Ardi Veliun përmes letrës së dorëheqjes së detyruar e gradoi për pak muaj si zv.ministër të Infrastrukturës.

Më pas Veliu u rikthye në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Ndërkohë së fundi është emëruar nga Rama në krye të kompanisë së re shtetërore që do të drejtojë prodhimin e armatimit në Shqipëri.

Ardi Veliu mbahet mend si një nga drejtuesit më famëkeq të Policisë së Shtetit. E nëse i kujtoni pamjet e marrjes zvarrë të Ilir Metës nga Policia e Shtetit, mos harroni që Ardi Veliu mori privatisht në makinën e tij Klement Balilin, i njohur si “Escobari i Ballkanit”.

Bëmat e tij janë të shumta, përfshi edhe gënjeshtrën para kamerave se në makinën e masakrës së Elbasanit 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, nuk kishte listëpagesa dhe karta identiteti që faktonin se si grupet kriminale të PS-së blinin vota nëpër qytet. Krejt e kundërta u faktua më vonë. Por pavarësisht nga gafat spektakolare, Veliu ka pasur gjithmonë mbështetjet e kreut të qeverisë, që prej 5 shkurtit 2018, kur ai mori detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë nga Haki Çako. 

Profil / Ardi Veliu, kryepolici ushtar i rilindjes që iu fik kandili pas zgjedhjeve

Edi Rama nuk e shiti Ardi Veliun as pas dhunës mostruoze dhe shproporcionale që manifestoi në mitingjet e opozitës. Ai nuk e bëri këtë as pas rrahjes kafshërore që pësuan aktivistët e Aleancës për Teatrin, në natën e shembjes së tij. Ai i doli në mbrojtje gomarllëqeve proverbiale të kryepolicit, që e justifikoi dhunën ndaj një adoleshenti me faktin se nëna aktore filmash kishte sjellje të papërshtatshme morale.

Videoja skandaloze/ A është idiot apo mashtrues kryepolici Ardi Veliu?

“Drejtori për të cilin kam konsideratën më të lartë për integritetin, profesionalizmin e rezultatet e arritura, në këtë rast ka gabuar pa diskutim. Drejtori ka gabuar e them pa asnjë rezervë ka gabuar, por jam më i prirur t'i besoj ndjesës së tij publike…” deklaroi kryeministri pasi u mor vesh se fotot me pistoletë të aktores Zaida Çobo ishin sekuenca të një filmi artistik. 

Armand Shkullaku: Edi Rama mes Ard Veliut dhe Ard Daullxhiut

Ai madje aplikoi një standard të dyfishtë nga ai që përdori me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, në momentin e vrasjes së Klodian Rashës. “Ardi Veliu është një figurë për t'u respektuar nga të gjithë se është i drejtë dhe i ndershëm, ndonëse jo i pagabueshëm. Ai nuk ka lidhje me krimin dhe korrupsionin që shpesh e ka njollosur uniformën e policisë së shtetit”, këmbënguli kryeministri pas protestave të forta të të rinve që tronditën Tiranën në 15 dhjetor 2020.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI