Flash

Një makinë u fut në trotuar në qendër të Londrës, arrestohet shoferi 31-vjeçar

Lapsi.al 25 December 2024
Një makinë u fut në trotuar në qendër të

Një burrë është arrestuar nën dyshimin për tentativë vrasje pasi një makinë u fut në trotuar në qendër të Londrës në orët e para të ditës së Krishtlindjes. Katër persona u dërguan në spital pas incidentit në Shaftesbury Avenue, me një prej të cilëve thuhet se është në një gjendje të rrezikshme për jetën.

Oficerët e Policisë Metropolitane u thirrën për të raportuar për një aksident dhe një makinë që lëvizte në anën e gabuar të rrugës në orën 12:45. Shoferi 31-vjeçar i makinës është arrestuar nën dyshimin për tentativë vrasje, konfirmon policia. Policia thotë se ngjarja është konfirmuar si e izoluar dhe nuk ka lidhje me terrorizmin. Shaftesbury Avenue është një rrugë kryesore në West End të Londrës, që konsiderohet zemra e rrethit teatror të qytetit.

Zëvendës Ndihmës Komisioneri Stuart Cundy tha se forcat "u përgjigjën shpejt" dhe arrestuan një burrë "brenda pak minutash". "Besohet se i dyshuari ishte përfshirë në një grindje në një klub nate përpara se të hipte në makinën e tij dhe të ngjitej në trotuar," shtoi ai.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI