Sipas një raporti nga Kepios, në Shqipëri, TikTok ka mbi 1.5 milion përdorues, dhe 35% e përdoruesve janë mes moshës 12-25 vjeç, duke e bërë këtë grup moshe dominues në përdorimin e platformës. Këto të dhëna përkojnë me interesin e madh që kanë të rinjtë shqiptarë për TikTok-un, i cili shndërrohet në një formë argëtimi dhe një mundësi për të shprehur kreativitetin dhe mendimet e tyre.
Trendet që po tërheqin vëmendjen e të rinjve shqiptarë:
Luksi dhe materializmi:
Një nga trendet më dominuese në TikTok-un shqiptar janë videot që glorifikojnë pasurinë dhe statusin material. Makina luksoze, rroba të shtrenjta dhe jeta ekstravagante krijojnë një perceptim të rremë të suksesit. Këto mesazhe ushqejnë një kulturë të materializmit që i largon të rinjtë nga aspiratat për arsim, punë të ndershme, apo zhvillim personal. Për Arditin dhe bashkëmoshatarët e tij, këto modele të suksesit pa përpjekje krijojnë pritshmëri të paarsyeshme dhe zhgënjim të thellë kur realiteti nuk përputhet me idealet e paraqitura.Dhuna dhe agresiviteti:
Shfaqja e sherrëve dhe ngacmimeve nëpër shkolla si përmbajtje virale është një alarm për shoqërinë shqiptare. Normalizimi i dhunës dhe promovimi i saj përmes platformave si TikTok është një reflektim i dobësive në sistemin arsimor dhe mungesës së vëmendjes ndaj mirëqenies emocionale të të rinjve. Kjo pasqyron një vakum edukativ dhe moral që lejon përmbajtje të tillë të përhapet dhe të pranohet.Roli i influencuesve dhe përmbajtjes toksike
Shfaqja e influencuesve të paarsimuar dhe me përmbajtje kontroversale i orienton të rinjtë drejt vlerave të gabuara. Fama e bazuar në sjellje provokuese dhe mesazhe të cekëta kontribuon në një degradim të vlerave kulturore dhe arsimore. Kjo përforcon një narrativë ku njohuritë dhe puna nuk janë më të nevojshme për sukses.-
Përdorimi i TikTok-ut si një mjet për reklama dhe identitet kulturor
Bizneset dhe marketingu i pandërgjegjshëm
TikTok ofron mundësi të mëdha për bizneset, por mungesa e rregullimit dhe ndërgjegjësimit etik përmbys kufirin mes përmbajtjes organike dhe reklamave. Të rinjtë, si konsumatorë të paditur, bien lehtësisht pre e mesazheve komerciale të maskuara si përmbajtje të zakonshme. Promovimi i identitetit kulturor Në anën pozitive, përdorimi i hashtag-eve si #ShqiptaretNeperBote dhe #Shqiperia tregon përpjekjet e të rinjve për të promovuar identitetin e tyre kombëtar. Megjithatë, këto përpjekje shpesh mbyten nga përmbajtja e pavlerë dhe trendet problematike.Përdorimi
TikTok është një platformë ku përdoruesit shqiptarë janë shumë aktivë dhe përdorin me shumicë hashtag-e që lidhen me kulturën dhe identitetin shqiptar. Sipas FastMoss, disa nga hashtag-et më të përdorur janë:
#albania me 4.4 milion postime dhe 1.38 miliardë shikime,
#albania me Flamur me 800,100 postime,
#shqiptaretneperbote me 918,800 postime,
#Shqiperia me 352,000 postime,
#bbvipal,
#luizejlli,
#edirama,
#leke.
Gjithashtu, sipas një raporti nga Brand24, rreth 240 milion postime përmendin Shqipërinë në TikTok, duke pasqyruar një angazhim të madh të përdoruesve shqiptarë në këtë platformë. Ky nivel i lartë i postimeve dhe shikimeve tregon ndikimin e fuqishëm që TikTok ka mbi kulturën dhe shoqërinë shqiptare, duke kontribuar në formimin e tendencave dhe diskutimeve që prekin brezin e ri.