Flash

Erdogan për kurdët në Siri: Ose do të lënë armët, ose do të varroseni bashkë me to

Lapsi.al 25 December 2024
Erdogan për kurdët në Siri: Ose do të lënë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar në mënyrë të ashpër luftëtarët kurdë në Siri dhe u ka bërë thirrje që të dorëzojnë armët ose të varrosen bashkë me to.

Sipas medive të huaja, deklarata vjen ndërsa përleshjet vazhdojnë midis grupeve militante siriane të mbështetura nga Turqia dhe kurdëve pas rënies së Bashar al-Asad. Që nga rënia e Asadit, Ankaraja ka këmbëngulur vazhdimisht se milicia kurde (YPG) duhet të shpërbëhet, duke argumentuar se grupi nuk ka vend në të ardhmen e Sirisë.

Në të njëjtën kohë, ai njoftoi se Turqia synon të hapë një konsullatë në Aleppo së shpejti.

Presidenti turk nuk ka nguruar edhe një herë të sulmojë Bashar al-Asad, duke e quajtur frikacak. “Lufta e popullit sirian, plot vuajtje, arriti fitoren më 8 dhjetor. Regjimi u shemb, frikacaku Assad i shiti të gjithë dhe u largua nga Siria. Tani është hapur një faqe e re për këtë vend. Turqia bëri ndërhyrjet e nevojshme për të parandaluar gjakderdhjen e mëtejshme. Kjo fitore është një sukses i madh. Populli sirian e shpëtoi vendin e tij nga një rrjet masakrimi. Populli sirian ka hyrë në rrugën e përcaktimit të së ardhmes së tij dhe ne jemi të lumtur për këtë. Jemi të lumtur kur shohim flamurin e Sirisë së Lirë dhe yllin e gjysmëhënës në Aleppo, Damask dhe Homs. Jemi të lumtur dhe të kënaqur kur shikojmë sytë e sirianëve të shtypur që shkëlqejnë me shpresë”, komentoi Erdogan.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI