Flash

Skandali me mandarinat/ Resuli: Shqipëria në rrezik, sistemi i kapur nga interesa 

Lapsi.al 24 December 2024
Skandali me mandarinat/ Resuli: Shqipëria në rrezik, sistemi i kapur

Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli përmes një postimi në rrjetin social Facebook thotë se skandali me mandarinat tregoi një sistem të kapur të Ministrisë së Bujqësisë. Ai shkruan se Shqipëria është në rrezik dhe se problemet në sektorin e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore po dalin në pah si pasojë e një sistemi të kapur nga interesa të ngushta ekonomike dhe politike.

Resuli thotë se ministria dhe drejtuesit e saj kryesorë kanë dështuar në garantimin e sigurisë ushqimore dhe në mbrojtjen e shëndetit publik, duke rrezikuar qytetarët dhe ekonominë e vendit. Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për një sistem transparent dhe të ndershëm, jo një institucion të kapur nga korrupsioni dhe interesat personale.

Resuli shprehet se çështjet e mëposhtme tregojnë një krizë të thellë dhe të rrezikshme:

"1. Lopët me brucelozë – Kontrabanda e gjedhëve të infektuar nga Greqia në Korçë, një skandal që çoi në arrestimin e 40 personave në Greqi, ndërsa autoritetet shqiptare heshtin. Kjo rrezikon shëndetin publik dhe prodhimin vendas.

2. Ligje me porosi për medikamentet – Produkte të dyshimta nga Kina u tentua të futen në treg përmes ndryshimeve ligjore të porositura që i favorizojnë ato, pa asnjë vlerësim real të sigurisë dhe cilësisë.

3. Falsifikimi i etiketimeve – Hormoni Ethephon, i ndaluar për përdorim në kultura të caktuara, është lejuar duke i ndryshuar etiketën si i përshtatshëm për pambukun, kur në Shqipëri nuk mbillet pambuk. Ky manipulim është miratuar me firmë nga zv/ministri për sigurinë ushqimore pë t'i hapur rrugë tregëtimit të tij në shqipëri.

4. Dështimi i vaksinës kundër brucelozës në të imta – Mungesa e efikasitetit të vaksinës ka ekspozuar popullatën ndaj rrezikut të infektimit dhe ka shkaktuar një dëm prej mbi 2 milionë euro për taksapaguesit shqiptarë.

5. Emërime politike në drejtori teknike – Drejtues pa kompetenca janë vendosur në poste kyçe, jo për interesin e punës, por për të shërbyer interesave të ngushta të ministrisë dhe rrjeteve të saj.

Përgjegjësit kryesorë: Ministrja, zv/ministri për sigurinë ushqimore, zv/ministri për bujqësinë – i cili është gjithashtu një nga prodhuesit dhe tregtarët më të mëdhenj të mandarinave në vend – dhe drejtori i politikave në ministri, drejtoresha e prokurimeve në Ministri të Bujqesisë . Ky grup njerëzish nuk i shërben interesit kombëtar apo konsumatorëve, por vetëm përfitimeve personale dhe biznesit të ngushtë.

Shqipëria ka nevojë për një sistem bujqësor dhe ushqimor të ndershëm, të sigurt dhe në shërbim të qytetarëve, jo një sistem të kapur nga korrupsioni dhe interesat private", shkruan Resuli.

 

 

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI