Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Do të nisej nga Ankona drejt Durrësit, bllokohet kamioni me mbetje

Lapsi.al 24 December 2024
Do të nisej nga Ankona drejt Durrësit, bllokohet kamioni me mbetje

Autoritetet italiane kanë zbuluar një rast të trafikut të paligjshëm të mbetjeve drejt Shqipërisë. Sipas mediave në vendin fqinj, një kompani italiane po tentonte të transportonte në mënyrë të paligjshme mbi 16 ton mbetje urbane në Shqipëri me një kamion i cili është ngarkuar në zonën e Ankonas. Kamioni do të ngarkohej në një mjet lundrues dhe do të kishte si destinacion përfundimtar Durrësin.

Bëhet me dije se inspektorët, pasi kanë konstatuar mospërputhje në dokumente, kanë verifikuar fizikisht mallin e transportuar dhe kanë parë mospërputhje në raport me atë që është raportuar në deklaratën doganore. Gjithashtu mallrat janë analizuar nga ekspertë të Agjencisë Rajonale për Mbrojtjen e Mjedisit të cilët i klasifikuan produktet si mbetje komunale, që hyjnë në listën që ka tre nënkategori, pra mund të paraqesin rrezik potencial mjedisor dhe kërkojnë kontroll më të madh, mund të jenë të rrezikshëm ose jo të rrezikshme.

Riklasifikimi i mallrave nënkuptonte që dërgesa duhej të ishte shoqëruar me një procedurë parandaluese rikuperimi dhe me autorizim paraprak të shprehur nga vendi pritës, i cili nuk mund të lëshohej në këtë rast, pasi Shqipëria ndalon importimin e këtij lloji produkti. Ndërhyrja e Fiamme Gialle dhe Agjencisë së Doganave përfundoi me sekuestrimin e 16 tonëve mbetjeve tekstile me vlerë disa mijëra euro. Ndërkohë, përfaqësuesi ligjor i kompanisë eksportuese po hetohet për krimet e trafikut të paligjshëm të mbetjeve dhe “mashtrim i kryer nga një individ privat në një akt publik”.

Të këshilluara

Trump: Gati të takohem më Putin-in!

Donald Trump konfirmon se është gati të takohet me Vladimir Putinin për fundin e luftës në Ukrainë. “Një prej gjërave që dua të bëj menjëherë dhe presidenti ...

14:38

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI