Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Akse të bllokuara/ Reshjet e borës zbardhin vendin nga veriu në juglindje

Lapsi.al 24 December 2024
Akse të bllokuara/ Reshjet e borës zbardhin vendin nga veriu në

Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë pothuajse të gjithë vendin. Dendësia e borës prej disa orësh ka shkaktuar problematika në akset kryesore. Aksi rrugor bypass Qafë Murrizë në Dibër është bërë i pakalueshëm që prej pasdites së djeshme. Po ashtu, aksi "Bajram Curri-Valbonë" dhe "Kërrnaj-Pac-Shimshan" ka vështirësi në qarkullim për shkak të reshjeve me instensitet të lartë.

Në Kukës ka prezencë të borës në të gjitha akset por pa probleme me qarkullimin. Ndërkohë edhe në Shkodër nuk raportohet për problematika, borëpastrueset ndodhen në terren për të mbajtur rrugët të kalueshme.

Bypassi i Murrizit në Rrugën e Arbrit, ka mbetur i bllokuar prej disa orësh mbrëmjen e djeshme. Me dhjetëra automjete dhe furgona pasagjerësh kanë mbetur të bllokuara nga reshjet intensive. Në zonën e Qaf Shtamës, trashësia e borës ka arritur deri në 15 cm, ndërsa nuk ka probleme me qarkullimin.

Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe juglindjen, ku në Voskopojë trashësia arrin deri në 5 centimetër, ndërsa policia bën thirrje për të përdorur goma dimërore.

Akset nacionale që lidhin Korçën me Kapshticën, Pogradecin,Qafë Thanën dhe Ersekën e Leskovikun qarkullohen pa vështirësi.

Të këshilluara

Trump: Gati të takohem më Putin-in!

Donald Trump konfirmon se është gati të takohet me Vladimir Putinin për fundin e luftës në Ukrainë. “Një prej gjërave që dua të bëj menjëherë dhe presidenti ...

14:38

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI