Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Vrąu biznesmenin, i dënuari me 22 vite burg ankimon vendimin në GJKKO

Lapsi.al 23 December 2024
Vrąu biznesmenin, i dënuari me 22 vite burg ankimon vendimin në GJKKO

Altin Kodra, i cili u vendos në regjimin special 41 biss rreth një javë më parë, ka kundërshtuar vendimin në Gjykatën e Posaçme.

Kodra është dënuar më 22 vite burg për vrasje, ndërsa kërkesa e tij mësohet se do të shqyrtohet nga gjyqtari i Posaçëm Bib Ndreca. Kalimi i Altin Kodrës në regjimin 41 biss u dha nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Altin Kodra është dënuar me 22 vjet burgim në datën 10 qershor 2008 nga Gjykata e Shkodrës për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Ai vrau biznesmenin e tullave në qytetin e Shkodrës, Zamir Bilali, ngjarje e ndodhur më 14 gusht të vitit 2006, pas një grindjeje mes autorit dhe viktimës, fqinjë mes tyre.

Gjatë kohës që ka qenë duke vuajtur dënimin, ai është dënuar edhe për vepra të tjera penale. Me vendimin e datës 11 tetor 2012, Gjykatës e Krujës, e ka është dënuar për kryerjen e veprës penale “Largim nga vendi i qëndrimit”. Po ashtu, është dënuar në dy raste të tjera, me vendim të formës së më 02 korrik 2021 dhe më 04 maj 2022, nga Gjykata e Elbasanit, për kryerjen e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI