Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Rama për 'Giro d'Italia': Di vetëm t'i jap biçikletës

Lapsi.al 23 December 2024
Rama për 'Giro d'Italia': Di vetëm t'i jap

Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta gjatë prezantimit të “Giro d’Italia Grande Partenza” që do të mbahet majin e ardhshëm në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se ai është shqiptari i duhur për të prezantuar këtë garë, pasi i vetmi mjet që di t'i japë është biçikleta. Po ashtu Rama theksoi se nuk di që të ngasë makinë apo të fluturoj një helikopter.

“Jam shqiptari më i duhur për të prezantuar këtë ngjarje të madhe sepse i vetmi mjet që di t’i jap është biçikleta.

Dhe kjo nuk është shaka, nuk di ti jap makinës apo helikopterit. I lumtur që për tre ditë do të kemi kaq shumë kampionë që janë miq në vendin tonë, dhe bota do flasë krahas tyre edhe për Shqipërinë që ka një rritje të jashtëzakonshme në vitet e fundit. Shqipëria është një Itali e vogël, ndërsa tani jemi një Itali në anën tjetër të bregut që pret një event të tillë. Për ne është hera e parë shpresoj jo e fundit”, tha ai.

Të këshilluara

Shtyhet sërish seanca për Safet Gjicin

Seanca për ndryshimin e masës për Safet Gjicin është shtyrë sërish. Ndërkohë, seanca e radhës u vendos të mbahet më 30 janar në orën 10:00. Mësohet se Prokurori...

12:04

Përfshihet nga flakët magazina në Pogradec

Një magazinë në fshatin Buçimas në Pogradec është përfshirë nga flakët. Paraprakisht dyshohet se shkaku mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike që ka aktivizu...

10:21

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI