Lexo më tej: Ekskluzive/ Ç’ndodh brenda pallatit të Trump, Mar-a-Lago
Ndërsa Musk ngacmoi masat e MAGA-s, Trump po zhvillonte një sërë bisedash me ndihmësit kryesorë, duke përfshirë Susie Wiles dhe Stephen Miller, teksa Zëvendëspresidenti i sapozgjedhur JD Vance shprehu privatisht shqetësimet e Trump në lidhje me një projektligjin në Capitol Hill, sipas dy personave të cilëve u është dhënë anonimiteti për ta diskutuar çështjen lirisht. Në kohën kur Trump dhe Vance më në fund dolën disa orë më vonë në një deklaratë të përbashkët, projektligji ishte tashmë e kundërshtuar dhe e ardhmja e kryetarit të Capitol, Mike Johnson ishte në rrezik. Sekuenca theksoi dinamikën në zhvillim mes bamirësin e të profilit të lartë, Musk, që u kthye në këshilltar dhe Trump. Kjo ngriti një pyetje të vështirë për Trump nëse ai apo Musk po drejtonin Amerikën. Ndërsa ligjvënësit republikanë të enjten shfaqën mundësinë e vendosjes të biznesmenit miliarder si kryetar të Kongresit, dhe demokratët talleshin me Trump duke pretenduar se Musk ishte lideri i vërtetë i Partisë Republikane, Trump bëri një raund intervistash me gazetarët me sa duket për të siguruar që ata e dinin se ishte ideja e tij për të vrarë projektligjin që kërkon financim dypartiak. Në intervistat telefonike me gazetarët në ABC, CBS dhe NBC, Trump bëri thirrje gjithashtu që tavani i borxhit të eliminohej ose zgjatej dhe theksoi se nëse qeveria mbyllet, në fakt "do të jetë një mbyllje e Bidenit". Ndihmësit dhe aleatët e Trump këmbëngulën se Musk po vepronte në drejtimin e presidentit të zgjedhur.Lexo më tej: Llogaritja e parave/ Elon Musk, rrugës për gjysëm trilioni dollarë pasuri
Musk është "një gur në tabelën e shahut të Trump, si gjithë të tjerët", tha një person i afërt me Trump, të cilit, si të tjerët në këtë histori, iu dha anonimiteti për të folur sinqerisht. Media “me të vërtetë dëshiron ta pikturojë Elonin si një personazh të pavarur. Nëse do të ishte një tabelë shahu, [Musk] do të ishte një oficer.” Por fakti që zëdhënësi i Trump e ndjeu të nevojshme të lëshonte një deklaratë se kush e drejtonte Partinë Republikane, tregoi shkallën në të cilën ka arritur konfuzioni, madje edhe midis disa republikanëve dhe aleatëve të ngushtë të Trump. “Sapo Presidenti Trump publikoi qëndrimin e tij zyrtar, republikanët në Capitol Hill i bënë jehonë pikëpamjes së tij. Presidenti Trump është lideri i Partisë Republikane. Pikë mbaroi”, tha Karoline Leavitt, sekretarja e ardhshme e shtypit e Trump në Shtëpinë e Bardhë, në përgjigje të talljeve të demokratëve se Musk ishte në të vërtetë shefi.Lexo më tej: Trump presion BE-së: Ose blini gazin tonë, ose përgatituni për tarifa
Përfshirja e Musk në fiaskon në Kongresit ngriti pikëpyetje nëse ai thjesht po fillonte detyrat e tij për uljen e kostove si udhëheqës i Departamentit të sapo shpallur të Efiçencës Qeveritare me bekimin e Trump, apo po punonte në mënyrë të pavarur. Kreu i Kongresit, Johnson i tha Fox News të mërkurën në mëngjes se ai e kaloi mbrëmjen duke këmbyer mesazhe me Musk dhe partnerin e tij DOGE Vivek Ramaswamy në lidhje me projektligjin e propozuar. Por tjetër gjë thotë një person i afërt me Trump. “Këtu është pyetja: A po i thotë Elon Musk-presidentit, ‘Hej, unë do ta bëj këtë.’ Dhe presidenti i thotë: ‘Shkëlqyeshëm, ti bëhu i keqi.’ Apo Musk thjesht po bën këtë gjë pa pyetur? Dhe presidenti thotë: “Ah, dreq”, tha një person i afërt me Trump. “Elon di shumë për lëshimin e raketave në hapësirë. Por çfarë di ai për detajet e marrëveshjeve politike, apo jo? Dhe çfarë duhet për të kaluar ligje" - shtoi ai.Këto diferenca jashtëzakonisht të ngushta e lanë kryetarin e Kongresit, Mike Johnson të përpiqej me nxitim të krijonte një projektligj të përkohshëm që si demokratët ashtu edhe republikanët mund ta pranonin, edhe pse ai shkonte shumë përtej asaj që ekipi i Trump-it kishte bërë të qartë se presidenti i sapozgjedhur do ta mbështeste.
