Flash

Pas masakrës në Gjermani, Greqia merr masa shtesë për sigurinë në prag Krishtlindjesh

Lapsi.al 23 December 2024
Pas masakrës në Gjermani, Greqia merr masa shtesë për

Pas masakrës së Magdeburgut në Gjermani, shumë vende kanë shtrënguar masat e sigurisë së qytetarëve. Drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes kanë mbajtur një mbledhje të jashtëzokonshme orët e fundit. Edhe në Greqi organet kanë marrë masa të veçanta për sigurinë.  Mësohet se janë vënë në fuqi masat e shtuara të sigurisë për 15 ditët e ardhshme.

Ndër masat kryesore janë patrullimet intensive në grupe nga policë me unifromë, por edhe civilë, kryesisht në rrugët kryesore tregtare dhe qendrat tregtare. Në kufijtë e vendit, pikat tokësore por edhe aeroportet, do të ketë mbikëqyrje të shtuar, ndërkohë që autoritetet greke janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet gjermane për çdo informacion që mund të jetë i dobishëm.

Masat në Greqi ndjekin ato që kanë deklaruar tashmë Britania e Madhe dhe Italia, për periudhën e Krishtlindjes.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI