Flash

Moti i keq Vlorë/ Ja zonat nuk duhet nuk duhet të parkoni makinat

Lapsi.al 23 December 2024
Moti i keq Vlorë/ Ja zonat nuk duhet nuk duhet të parkoni makinat

Qyteti Vlorës është përfshirë nga moti i keq gjatë orëve të fundit, ku situata mund të jetë problematike për shkak të përmbytjeve të mundshmë. Bashkia e Vlorës ka njoftuar për situatën e reshjeve me instensitet të lartë të cilat mund të sjellin prurje të shumta ujërash.

Bashkia kërkon nga qytetarët të jenë vigjilentë dhe të respektojnë thirrjet dhe këshillat e autoriteteve. Lidhur me situatën, autoritetet bëjnë thirrje për qytetarët të mos parkojnë makinat në disa zona me risk të lartë, të cilat disa muaj më parë u përfshinë nga përmbytjet, si rruga Albano dhe Romina, zona te Biblioteka Publike, pranë Kishës Orthodhokse, në skelë dhe shkolla ‘Halim Xhelo’.

Ndërkohë, njoftohet se grupet e Ujësjellës Kanalizime janë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme.

Njoftimi i Bashksië Vlorë:

Gjatë ditës së sotme, e hënë, 23 dhjetor, qyteti i Vlorës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të lartë të cilat do të sjellin prurje të shumta ujërash.

Ju lutemi të tregoheni vigjilentë për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve.

Bëni kujdes, mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë si:

"Albano&Romina"

Biblioteka Publike

Pranë Kishës Orthodhokse

Në "Skelë" te dykalimshi

Shkolla "Halim Xhelo"

Grupet tona të Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, janë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme.

Nëse hasni problematika nga reshjet e shiut me prezencë të ujit, na kontaktoni:

NUMRAT E TEL: 128, 129

FACEBOOK: Ujësjellës Kanalizime Vlore

INSTAGRAM: uk_rajoni_vlore

FACEBOOK: Bashkia Vlorë

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI