Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Gjykata cakton 'arrest në burg'për Darin Gezdarin dhe 'arrest shtëpie' Arlinda Markut

Lapsi.al 23 December 2024
Gjykata cakton 'arrest në burg'për Darin Gezdarin dhe

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Darin Gezdarin 34 vjeç dhe në arrest shtëpie Arlinda Markun 41 vjeçe të cilët akuzohen për pastrimin e 11 milion eurove përmes kompanive fiktive. Para gjykatës asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të flas, ndërsa përmjet avokatëve ata kërkuan zbutje të masës, por gjykata miratoi kërkesën e prokurorit Ndini Tavani.

Akuza bën të ditur se skema e mashtrimit u zhvillua në dy vite. Gjithashtu të ndaluarit thuhet se kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin duke shfrytëzuar mundësinë nga shtete që konsiderohen parajsa fiskale si Qipro, Giblartar, Maltë, etj. Paratë fillimisht vinin në Shqipëri, e më tej transferoheshin në Kanada, duke bërë që lëvizjet të konsideroheshin më tej të ligjshme

“Këto para transferoheshin në shtetin shqiptar në shoqëri të krijuara në mënyrë fiktive dhe më pas transferoheshin në shtetin kanadez, i gjithë ky aktivitet i dyshuar kriminal është kryer në funksion të pastrimit të produktit të veprës penale” thuhet në deklaratë.

Sipas të dhënave në QKB rezulton se janë të paktën 5 subjekte që ata kanë në pronësi në Shqipëri. Po ashtu shtohet se operacioni “Coast to coast”, kundër evazionit fiskal dhe pastrimit të parave është duke vazhduar për të kërkuar nëse ka emra të tjerë të përfshirë qoftë shtetas shqiptarë apo edhe të huaj.

Dyshimet për skemën u ngritën fillimisht nga Drejtoria Hetimit Tatimor e më tej u përfshi Seksioni i Hetimit të Pastrimit të parave në Tiranë dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI