Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

GJKKO kërkon akuzë më të rëndë për Beqajn, Rjepajn dhe Rrapajn

Lapsi.al 23 December 2024
GJKKO kërkon akuzë më të rëndë për Beqajn,

Gjyqtarja e seancës paraprake Flojera Davidhi, i kërkon SPAK të rikualifikojë akuzën për ish ministrin Ilir Beqaj, ish zëvendësin e tij Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, duke i akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

SPAK kishte dërguar për gjykim dosjen e Sterilizimit, duke akuzuar Beqajn për shpërdorim detyre. Ndërsa ndaj Rjepajt dhe Rrapajt dosja kishte akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda në bashkëpunim.

Arrestimi i Beqajt dhe abuzimi me fondet e SASPAC

Lidhur me aferën me abuzimet e fondeve të SASPAC, më 4 korrik u vu në pranga Ilir Beqaj dhe veç tij në pranga u vu dhe Ermal Kurtulaj, krahu i tij i djathtë dhe Alfred Nikolla. Beqaj u arrestua lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi. Përmes një deklarate, SPAK sqaroi se nga hetimet rezultoi se kur drejtonte Agjencinë SASPAC, ka ngritur skemë përfitimi me fatura dhe procedura prokurimi fiktive, duke zhvatur fondet e BE (Programi IPA II).

Sipas Prokurorisë së Posaçme, fondet për aktivitetet e agjencisë SASPAC shkonin te fituesit e paracaktuar sipas urdhrave dhe direktivave që jepte Beqaj. Në funksion të kësaj skeme, thotë SPAK, Beqaj ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulaj, financieri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij. Restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës, sipas SPAK, ndonëse ka për administrator një person tjetër, është pronë e fshehur e Beqajt. SPAK thekson se Beqaj ka investuar te restorant “Gzona” prej vitit 2019 shumat 21 411 euro dhe 4 666 110 lekë të reja për blerjen e pajisjeve dhe 34 783 euro si shpenzime qiraje.

Të këshilluara

Përfshihet nga flakët magazina në Pogradec

Një magazinë në fshatin Buçimas në Pogradec është përfshirë nga flakët. Paraprakisht dyshohet se shkaku mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike që ka aktivizu...

10:21

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI