Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Zyrtarisht në dimër, sot është dita më e shkurtër e vitit

Lapsi.al 22 December 2024
Zyrtarisht në dimër, sot është dita më e shkurtër

Sot jemi zyrtarisht në dimër. 21 Dhjetori shënon ditën më të shkurtër të vitit me natën me gjatë, e njohur ndryshe si solstici dimëror.

Dielli lindi në orën 7:03 minuta për të perënduar në 16:14 duke numëruar gjithsej 9 orë e 11 minuta ditë, ndërsa nata do të jetë rreth 15 orë e gjatë.

Për ata që jetojnë në Hemisferën e Veriut, sot do të jetojnë ditën me orët më të shkurtra të dritës ndërsa për ata që jetojnë në Hemisferën e Jugut do të jetojnë ditën me orët më të gjata të dritës dhe natën më të shkurtër.

Por kjo dukuri do të shoqërohet me një tjetër efekt, pasi nga nesër, dita do të nisë t’i marri natës, duke u zgjatur më shumë të arrijnë ekuinoksin pranveror, kur dita dhe nata do të jenë të barabarta për të arritur ne solsticin veror, ku dita do të jetë më e gjatë se nata.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI