Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Tentoi të grabiste bankën në Korçë, del fotoja e autorit

Lapsi.al 22 December 2024
Tentoi të grabiste bankën në Korçë, del fotoja e

Një bankë e nivelit të dytë ka qenë objektivi i një tentative grabitjeje mbrëmjen e djeshme në Korçë. Ndërkohë është publikuar edhe fotoja e autorit të dyshuar të grabitjes. Sipas raportimeve, autori ka arritur të hyjë në ambientin ku ndodhet bankomati, pasi ka goditur me këmbë derën e jashtme të bankës.

Aktivizimi i sistemit të alarmit të bankës ka alarmuar policinë e cila mbërriti në vendin e ngjarjes, ndërsa autori ka arritur të largohet. Policia po vijon punën për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

"Korçë/Informacion paraprak. Rreth orës 22:04, një shtetas ende i paidentifikuar ka hyrë me forcë brenda një banke të nivelit të dytë në lagjen nr.3 në qytetin e Korçës, i cili ka shtyrë me forcë derën e jashtme. Në momentin që ka hyrë brenda ka rënë sinjali dhe menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë. Shtetasi që kishte hyrë në ambientet e bankës porsa ka konstatuar Policinë është larguar me shpejtësi pa marrë asnjë gjë nga brenda bankës. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë rrethuar zonën ku dyshohet se është fshehur autori. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën, për të bërë të mundur identifikimin e autorit.", thuhej në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI