Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Qendrat e emigrantëve në Shqipëri/ Meloni mbledh nesër qeverinë

Lapsi.al 22 December 2024
Qendrat e emigrantëve në Shqipëri/ Meloni mbledh nesër

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, në një deklaratë për shtyp nga Finlanda njoftoi se do të mbledhë nesër qeverinë për të zhvilluar një mbledhje e cila në fokus do të ketë qendrat e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin.

"Më duket se Gjykata e Kasacionit i ka dhënë të drejtë qeverisë. Është e drejta e qeverive të vendosin për vendet e sigurta, ndërsa gjyqtarët mund të ndërhyjnë vetëm në raste specifike dhe jo të kundërshtojnë rregullat në tërësi," deklaroi Meloni. Në takim do të marrin pjesë ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi, zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani, si dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë italiane, shkruan Corriere della Sera.

"Kemi pasur disa probleme interpretimi të rregullave të reja, por po i tejkalojmë. Italia ishte vendi i parë që arriti një marrëveshje të tillë me një shtet jashtë BE-së. Ky është një model i ri për të trajtuar çështjet e emigracionit", është shprehur Meloni më tej.

Kryeministrja italiane i dha këto deklarata në ditën e dytë të punimeve të Samitit Veri-Jug në Saariselkä në Finlandë. Ajo foli edhe për kërcënimin rus ku u shpreh se "duam të mbrojmë kufijtë e jashtëm dhe nuk do të lejojmë Rusinë apo organizatat kriminale të minojnë sigurinë tonë. Duhet të kuptojmë se kërcënimi është shumë më i madh nga sa imagjinojmë, ka të bëjë me demokracinë tonë, shfrytëzimin e emigracionit apo atë që po ndodh në Afrikë. Ne duhet të garantojmë sigurinë dhe nuk është vetëm kampi i luftës në Ukrainë, ne duhet të jemi të përgatitur”.

Në samitin në fshatin Lapland Finlandez morën pjesë Kaja Kallas (Përfaqësues i Lartë i Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë), Petteri Orpo (Kryeministri i Finlandës), Ulf Kristersson (Ministër i Shtetit i Suedisë) dhe Kyriakos Mītsotakīs (kryeministër i Greqia).

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI