Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

I mori me dhunë një shumë parash dhe dy telefona, vihet në pranga taksisti në Tiranë

Lapsi.al 22 December 2024
I mori me dhunë një shumë parash dhe dy telefona, vihet në

Një taksist 29-vjeçar është arrestuar nga policia pasi i ka vjedhur një shumë parash dhe telefona klientit. 29-vjeçari në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, ka marrë në taksinë e tij 20-vjeçarin me iniciale Xh.H, dhe gjatë udhëtimit, ka ndaluar mjetin në një rrugë të pabanuar në afërsi të lagjes së Çollakëve.

Pasi kanë ndaluar, taksisti i ka marrë me dhunë të riut një shumë parash dhe 2 aparate celularë dhe më pas e ka zbritur nga taksia dhe është larguar. Klienti ka kallëzuar vjedhjen në polici dhe më pas është bërë e mundur vënia në pranga e taksistit i cili akuzohet për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI