Flash

Senatorët amerikanë propozojnë sanksione ndaj Turqisë lidhur me veprimet në Siri

Lapsi.al 21 December 2024
Senatorët amerikanë propozojnë sanksione ndaj Turqisë lidhur

Dy senatorë amerikanë paraqitën të premten një projektligj dypartiak të premten që parashikon sanksione ndaj Turqisë, duke përmendur shqetësimet për veprimet ushtarake nga ai vend ose grupet që ajo mbështet në Sirinë veriore.

Senatori demokrat Chris Van Hollen dhe senatori republikan Lindsey Graham paraqitën “projektligjin kundër agresionit turk të vitit 2024” me shpresën se paralajmërimi për sanksione do t’i shtynte palët drejt një armëpushimi.

Por ata thanë se Uashingtoni duhet të punojë me Turqinë në mënyrë diplomatike për të mundësuar një armëpushim të qëndrueshëm dhe një zonë të çmilitarizuar midis Turqisë dhe Sirisë.

“Këto sanksione synojnë parandalimin e sulmeve të mëtejshme nga Turqia ose të mbështetura nga Turqia ndaj Forcave Demokratike Siriane (SDF), që bartin rrezikun e rishfaqjes së ISIS-it, duke kërcënuar sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe pjesës tjetër të globit”, thanë ata në një deklaratë.

Armiqësitë në Sirinë veriore janë përshkallëzuar që kur udhëheqësi sirian Bashar al-Assad u rrëzua para pothuajse dy javësh.

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmjetësuar një armëpushim të brishtë në zonën midis Turqisë dhe grupeve siriane që ajo mbështet, dhe luftëtarëve kurdë sirianë të mbështetur nga SHBA. /VOA

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI