Flash

Rama mbyll Tik Tok-un 5 muaj para zgjedhjeve

Lapsi.al 21 December 2024
Rama mbyll Tik Tok-un 5 muaj para zgjedhjeve

[audio mp3="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/12/Rama-TikTok.mp3"][/audio]

Shqipëria mund të renditet në listën e shkurtër të disa vendeve antidemokratike në botë të cilat kanë vendosur të mbyllin ose kufizojnë TikTok-un, jo për arsye të privacisë dhe përdorimit të të dhënave personale, por për arsye të censurës shtetërore. Bangladashi, Irani, apo Pakistani e kanë penalizuar ose kufizuar këtë platformë disa herë duke e argumentuar këtë me parandalimin e përhapjes së materialeve të papërshtatshme dhe të padenja për shikim.

Për arsye krejt të ndryshme në SHBA TikTok është përballur me shqetësime rreth mundësisë që të dhënat e përdoruesve të mund të dërgohen në Kinë, duke i bërë ata të prekshëm për përdorim të mundshëm të të dhënave nga qeveria kineze. Në vitin 2020, ish-presidenti Donald Trump u përpoq ta ndalonte TikTok-un, duke përmendur kërcënimin për sigurinë kombëtare, megjithatë, aty nuk ka pasur një bllokim të plotë deri më tani.

Armand Shkullaku: Kur Rama ankohet se fajin e ka Tik Toku

"Ne TikTok-un do e mbyllim për një vit. Kini parasysh që ne kemi bërë të gjithë hulumtimet tona në aspektin teknologjik dhe do të na duhen 6-8 javë nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe për një vit do e mbyllim TikTok-un. TikTok nuk do ketë në Republikën e Shqipërisë. Do shohim se si do funksionojnë qeveritë e tjera, si do reagojë vetë TikTok-u“-u shpreh Rama, gjatë një takimi me prindër e mësues ku diskutoi masat e reja të qeverisë në shkolla, duke filluar me mbylljen e platformës së shumë diskutuar, Tik Tok.

Po ashtu, ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, e bëri të ditur vendimin duke argumentuar: “Për rritjen e sigurisë fizike dhe digjitale në shkolla dhe ndikimin që sjellin rrjetet sociale dhe angazhimi i fëmijëve, ne kemi vendosur bllokimin e TikTok-ut”.

I gjithë ky debat lindi papritmas kur Martin Cani, nxënës i shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, u vra me thikë nga bashkëmoshatari i vet në qendër të Tiranës. Por çudi bën fakti se propozimi për mbyllje erdhi në para të fushatës elektorale dhe në një situatë kur qeveria kontrollon me dorë të hekurt mbi 90% të audiencës së mediave tradicionale të vendit.

Pas vrasjes së adoleshentit qarkulluan video në TikTok, ku të mitur shpreheshin pro vrasjes. Gjithashtu, pas vrasjes së tij u publikua fotografia e autorit, i cili u arrestua, që tregonte plagën që kishte marrë në dorë dhe ai u shfaq duke ngritur grushtin lart.

Vrasja nxiti protesta në kryeqytetin shqiptarë për të kërkuar më shumë siguri për nxënësit dhe fëmijët.

Disa ditë më vonë, Qeveria e Shqipërisë nxori për diskutim dy propozime që synojnë të frenojnë ndikimin e rrjeteve sociale, TikTok dhe Snapchat, te fëmijët. Në fakt gjatë këtyre javëve u zhvilluan disa takime konsultative farsë për të përligjur një vendim që dukej i marë paraprakisht.

Manastirliu tha këtë të shtunë se vendimi u mor bazuar në një paketë masash për të cilat po punojnë Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Globalisht debati është tejet i ndarë në llogore lidhur me rolin e kësaj platforme sociale. Ata që e kritikojnë thonë se TikTok mund të ketë një ndikim në shëndetin mendor të përdoruesve, sidomos të rinjve. Përdorimi i tepërt i aplikacionit mund të inkurajojë sjellje adiktive, duke nxitur sesione të zgjatura përdorimi me përmbajtje të vazhdueshme të rinovuar. Ndërsa ata që janë pro tij këmbëngulin se ai është gjithashtu një mjet për krijimtari, mësim dhe zbulim gjërash të reja. Shumë njerëz e përdorin për të shpërndarë pasionet e tyre, për të mësuar dhe për të krijuar biznese. 

TikTok është i njohur për videoklipet e tij të shkurtra dhe shpesh virale. Megjithëse TikTok ka sisteme për moderimin e përmbajtjes, efikasiteti dhe paanshmëria e këtyre proceseve mbeten të diskutueshme.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI