Flash

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit

Lapsi.al 20 December 2024
Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit

Lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit është ndaluar në Vlorë. Autoritetet bëjnë të ditur se për shkak të parashikimeve për motin, është vendosur ndalimi i dhënies së lejeve të nisjes nga mëngjesi i së premtes.

Ndërkohë, do të vijojë normalisht lundrimi i anijeve të transportit ndërkombëtar.

"Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datave 20-22.12.2024!

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 20-22.12.2024 duke filluar nga ora 08:00 datë 20.12.2024 kushtet hidrometeorologjike do të jenë në drejtimin JUG-JUG-LINDJE dhe VERI-VERI-PERËNDIM në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

1.ËSHTË NDALUAR PAISJA ME LEJE – NISJE I MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TE PESHKIMIT TË CILAT OPEROJNË NË DET TË HAPUR DHE BRENDA GJIRIT TË VLORËS, DUKE FILLUAR NGA ORA 08:00 DATË 20.12.2024.

2.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.

3.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 08:00 të datës 22.12.2024.", thuhet në njoftim.

Të këshilluara

Erdogan pritet të vizitojë Damaskun

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan pritet të vizitojë Damaskun brenda 15 ditëve të ardhshme. Erdogan do të takohet me Ahmad al-Shaara, udhëheqësin e Hayat Ta...

10:14

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI