Flash

Berisha zbulon prapaskenat e projektligjit për faljen e gjobave

Lapsi.al 20 December 2024
Berisha zbulon prapaskenat e projektligjit për faljen e gjobave

Ish- kryeministri Sali Berisha komentoi pr.ligjin për faljen e gjobave që u miratua një ditë më parë në Parlamentin e Shqipërisë, pas një seancë maratonë.

Berisha e konsideroi faljen e gjobave, te ngjashem me ligjin per amnistine e te burgosurve.

“Por nga hulumtimi dhe investigimi del se fshatarët e atij ligji janë Gjikuria, Qefalia, dhe dhëndri i Qefalisë... E dini ato gjobat që thanë se janë për dritaret e fshatarëve dhe gozhdat që kanë ngulur në hajate? Ky është ligji, ta dinë shqiptarët. Është lista e bizneseve të tjera, të cilat ndodhen në zonat rurale”, tha Berisha.

Pjese nga deklarata e Berishes

Pra, këto jo vetëm që u falën dje, sepse kanë paguar mirë deputetët dhe Edi Ramën, por këta fill pas heqjes së gjobës, fitojnë të drejtën e legalizimit, u legalizohen objektet e ndërtuara.

I kanë ndërtuar pa leje, i gjobitën, tani u heqin gjobën dhe i legalizojnë.

E dini ato gjobat që thanë se janë për dritaret e fshatarëve dhe gozhdat që kanë ngulur në hajate? Ky është ligji, ta dinë shqiptarët.

Është lista e bizneseve të tjera, të cilat ndodhen në zonat rurale.

Falënderoj shumë qytetarin dixhital për këtë informacion të çmuar që solli dhe i çori maskën edhe një ligji që vetëm për fshatarët nuk mund të ishte. Sepse ai ligj për këto gjëra të tilla ishte zhvlerësuar nga Gjykata Kushtetuese, përkundrazi do ktheheshin.

E vërteta është se ndodhi me këtë ligj e njëjta gjë siç veproi Ulsi Manja me ligjin e amnistisë. Ligji i amnistisë përjashtonte të gjithë ata që ishin të dënuar nga gjykata speciale dhe të hetuar nga prokuroria speciale. Ulsi Manja, përkundrejt shumave përrallore që ka marrë, ka shkelur ligjin dhe ka gjetur variante për të amnistuar të paktën, ka shifra të ndryshe, por e sigurt është se 30-40 janë amnistuar në kundërshtim me ligjin, duke shfrytëzuar teknikalitete me të cilat ai ka marrë një shumë përrallore për të nxjerrë nga burgu ata që nuk duhet të dilnin nga burgu. Është identike situata. Edhe këtu bënë ligjin gjoja për fshatarët, por ky është ligji për të amnistuar Qefalinë, Gjikurinë, etj me radhë".

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI