Flash

BE miliarda euro ndihmë shtesë për Ukrainën

Lapsi.al 20 December 2024
BE miliarda euro ndihmë shtesë për Ukrainën

Presidenti i Këshillit të BE-së, Antonio Costa, në një konferencë shtypi deklaroi, se vitin e ardhshëm do të vihen në dispozicion 30 miliardë euro shtesë për Ukrainën. "Tani është koha, për ta forcuar Ukrainën në të gjithë skenarët", tha Costa. BE-ja është e gatshme ta bëjë këtë, për aq kohë sa është e nevojshme. Ai gjithashtu deklaroi, se është vendosur për një tjetër paketë sanksionesh kundër Rusisë.

Zelenskyy në Bruksel

Garancitë europiane të sigurisë për Ukrainën, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyj nuk janë të mjaftueshme. Pas takimit me krerët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të BE-së në Bruksel Zelenskyj tha, se është e nevojshme edhe ndihma e SHBA-së.

Kancelari Scholz telefonon sërish me Trump

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz ka telefonuar sërish me presidentin e ardhshëm të SHBA-së Donald Trump. "Në qendër të bisedimeve ishin sfidat e politikës së sigurisë në Europë", vuri në dukje zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit pas kësaj telefonate. Scholz gjatë bisedës sërish i ka thënë Trump-it, se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën sa kohë do të jetë e nevojshme për mbrojtjen e saj kundër luftës sulmuese nga Rusia. Trump dhe Scholz, sipas zëdhënësit, janë të një mendimi, se "lufta ruse kundër Ukrainës po zgjat shumë dhe se është e rëndësishme që sam ë shpejt të jetë e mundur të arrihet një paqe e qendrueshme, e drejtë dhe korrekte".

Scholz në kuadrin e samitit të BE-së zhvilloi bisedime në Bruksel me aleatët me të rëndësishëm europianë lidhur me politikën për Ukrainën. Po ashtu edhe e ngarkuara e BE-së për Politkën e Jashtme, Kaja Kallas paralajmëroi, se asnjë marrëveshje nuk duhet të merret duke anashkaluar Ukrainën.

Scholz pati telefonuar edhe më 11 nëntor me Trump dhe u shpreh optimist për bashkëpunimin me administratën e ardhshme të SHBA-së lidhur me çështjen e Ukrainës./DW

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Nisin reshjet e shiut

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët e intervale të shkurtra me ...

07:46

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI