Flash

Në kërkim nga Spanja për trafik drøge, arrestohet i riu në Shkodër

Lapsi.al 19 December 2024
Në kërkim nga Spanja për trafik drøge, arrestohet i riu

Një 36-vjeçar në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është vënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 21”.

Në bashkëpunim me homologët spanjollë, i riu Spartak Suca u lokalizua dhe u arrestua në qytetin e Shkodrës. Ai ishte në kërkim nga autoritetet spanjolle për akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë kriminale të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Gjykata e Tarragonas, Spanjë, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale

"I akuzuar në Spanjë, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin, 36-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, me homologët e Policisë spanjolle, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 21”, u lokalizua në Shkodër, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Spartak Suca 36 vjeç, i lindur në Shkodër.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar sepse Gjykata e Tarragonas i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale", njofton policia.

Pas arrestimit, Interpol Tirana po bashkëpunon ngushtë me Interpol Madridin për përfundimin e procedurave të ekstradimit të 36-vjeçarit drejt Spanjës, ku ai do të përballet me drejtësinë.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI