Flash

Putin: Duhet ta kisha pushtuar Ukrainën më herët

Lapsi.al 19 December 2024
Putin: Duhet ta kisha pushtuar Ukrainën më herët

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia duhet të kishte nisur pushtimin e plotë të Ukrainës më herët dhe të ishte më e përgatitur për luftën.

Në konferencën e tij për shtyp të fundvitit, Putin tha se vendi i tij duhet të kishte pasur “përgatitje sistematike” për pushtimin e vitit 2022, të cilit ai i referohet si një “operacion ushtarak special”, shkruan BBC.

Rusia pushtoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014 dhe forcat pro-ruse filluan një konflikt në Ukrainën lindore, por tetë vjet më vonë Putin u përpoq të pushtonte Kievin.

Gjatë konferencës që zgjati katër orë, Putini foli gjithashtu për liderin e rrëzuar të Sirisë, doktrinën bërthamore më agresive të Rusisë si dhe çështjet e brendshme, si çmimi i gjalpit.

Gjatë konferencës Putini u shfaq përpara një ekrani të madh blu me hartën e Rusisë që kishte të implementuar edhe pjesët e aneksuara të Ukrainës.

Në lidhje me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, Putini tha se dyshja nuk kishin folur për katër vjet, por se është gati ta takojë atë “nëse Trump dëshiron”.

Duke kaluar në Kinë, Putin tha se marrëdhëniet e Rusisë me fqinjin e saj lindor kishin arritur një kulm historik dhe të dy vendet po koordinonin veprimet në skenën botërore.

“Në dekadën e fundit, niveli dhe cilësia e marrëdhënieve tona [Rusi-Kinë] kanë arritur një pikë që nuk ka ekzistuar kurrë gjatë gjithë historisë sonë,” tha ai.

Një pjesë e gjatë e konferencës u përqendrua në luftën në Ukrainë, ku Putini tha se ai

ishte “i hapur për kompromise” për t’i dhënë fund luftës – megjithëse ishte e paqartë se çfarë mund të përfshijnë kompromise të tilla.

Forcat ruse po bëjnë përparim në vijën e frontit “çdo ditë”, tha ai, duke i përshkruar trupat e tij si “heronj”.

Ai foli gjithashtu për projektet e ndërtimit të Rusisë në zonat që ajo ka marrë nga Ukraina, duke pretenduar se standardi i rrugëve në rajonin ukrainas të Luhansk ishte përmirësuar shumë që kur u kap nga forcat e mbështetura nga Rusia në 2014.

Të këshilluara

Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit

Mes njoftimeve kundërthënëse mbi të ardhmen e Rusisë në Siri, mjetet ushtarake ruse kanë filluar të largohen nga province Lakatia, vendilindja e diktatorit të r...

17:25

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI