Flash

Kërkoi interpelancë me Ballukun/ Flamur Noka sulmon Agron Shehajn

Lapsi.al 19 December 2024
Kërkoi interpelancë me Ballukun/ Flamur Noka sulmon Agron Shehajn

[audio mp3="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/12/Sherri-Shehaj-Noka.mp3"][/audio]

Ngulmimi i Agron Shehajt për një interpelancë me ministren e infrastrukturës, Belinda Balluku në lidhje me koncensionin që ajo ka firmosur për rrugën me pagesë Thumanë-Kashar ka acaruar kolegët e tij opozitarë të Partisë Demokratike, të cilët e kanë dhunuar dhe larguar deputetin nga salla, pasi ky qëndroi për më shumë se dy orë në foltoren e kuvendit.

Ndëshkimi i parë për deputetin erdhi nga kryetarja e kuvendit Elisa Spiropali, që e përjashtoi nga punimet e kuvendit dhe e ndërpreu disa herë seancën duke i kërkuar të largohet nga foltorja. Por deputeti qëndroi aty, pa lëvizur, edhe pse seanca ndërpritej dhe rifillonte sërish.

Pak minuta pasi e kishte përjashtuar deputetin që kërkonte përgjigje nga Belinda Balluku, Spiropali doli bllof sepse tha se ministrja ishte jashtë vendit për një vizitë, por nuk kaloi as një orë dhe Balluku u shfaq në sallë.

Në profilin e tij në rrjetet sociale, Shehaj ndau një pjesë të debatit në distancë me Belinda Ballukun, të cilës i kërkonte përgjigje për koncensionin Thumanë-Kashar duke i kujtuar se kishte 6 muaj që i shmangej përgjigjeve për projektin që ka kushtuar qindra miliona euro nga taksat.

Por pakënaqësitë e ministrave të Ramës u përcollën shumë shpejt në radhët e deputetëve të Partisë Demokratike. Disa herë, ndërsa mbanin fjalime ata i kërkuan të largohej nga foltorja dhe të gjente një mënyrë tjetër proteste.

Kur deputeti nuk u largua, në mënyrë të çuditshme nisën sulmet nga opozita.

Pas dy orësh në foltoren e Kuvendit, ai mori kritika dhe sulme të vazhdueshme nga Gazment Bardhi siç duket nga një video e filmuar nga socialistët, që nisën të fërkojnë duart për atë që ndodhte në anën tjetër të sallës.

Sipas Bardhit, ngulmimi për t'i marrë përgjigje Ballukut ishte një shërbim që po i bëhej Erjon Veliajt.

Në përgjigje, Agron Shehaj i kujtoi Gazment Bardhit rrahjen e simpatizantëve të Partisë Demokratike në 8 janar të 2023.

Situata u agravua kur në foltore i erdhi radha të fliste Flamur Nokës. Në fillim ai e shtyu Shehajn duke e larguar nga foltorja.

Kur pa se deputeti nuk kishte ndërmend të largohej, e akuzoi se po keqpërdorej nga Erjon Veliaj dhe Ëngjëll Agaçi. Pretendimet e deputetëve të Partisë Demokratike ngrihen mbi një çarje mes klaneve brenda Partisë Socialiste dhe qëndron Erjon Veliaj në njërën anë dhe Belinda Balluku në anën tjetër.

[video width="1016" height="576" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/12/Agron-Shehaj-Flamur-Noka.mp4"][/video]

Filmimi i mësipërm tregon se si Flamur Noka, i acaruar, i afrohet Agron Shehajt nga pas dhe i hidhet për t'i marrë telefonin, duke e flakur në korridoret e kuvendit. Në këtë moment Shehaj dukej se po qëndronte në këmbë dhe nuk kishte ndërmend të përpasej fizikisht me deputetët e opozitës, por po fliste me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

"Atë që nuk e bëri garda, e bëri Flamur Noka. Erdhi dhe më largoi me dhunë" dëgjohet të thotë Agron Shehaj, që më pas sulmohet nga Noka. Video më poshtë:

Në sfond të videos dëgjohen sharjet dhe ofendimet nga Gazment Bardhi që e quan "zhele të Erjon Veliajt", ndërsa Agron Shehaj përsërit se "atë që nuk bëri mazhoranca e bëri një përfaqësues i opozitës".

Deri në atë moment, socialistët nuk kishin lëvizur. Edhe pse ishin të pakënaqur nga protesta e Agron Shehajt, asnjë prej tyre nuk ngriti dorë, duke e lejuar të protestojë.

Dhuna fizike i erdhi nga ish-kolegët e PD-së, që i kërkuan më tej të linte sallën.

Kjo ndërhyrje e dhunshme, i mundësoi Belinda Ballukut të vazhdonte të ndiqte e qetë seancën, edhe pse ka muaj që nuk përgjigjet për koncensionin Thumanë-Kashar./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI