Flash

Detaje nga atentati në Vlorë: 2 kallashnikovë në sendilje

Lapsi.al 19 December 2024
Detaje nga atentati në Vlorë: 2 kallashnikovë në sendilje

Detaje të reaj janë zbardhur nga atentati mafioz i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Shënjestër e atentatit ishte Kevin Hajrulla, kushëriri i të fortit të Vlorës, Inez Hajrulla.

Autorët të cilët dyshohet se kanë qenë tre lëviznin me një makinë me targa italiane të vjedhura. Pas ngjarjes së rëndë, makina u gjet e djegur në fshatin Panaja, ndërsa brenda saj u gjetën edhe dy armë kallashnikov. Autorët pritën të parkojë një Benz ngjyrë gri, me të cilin ka qenë duke lëvizur Kevin Hajrulla dhe më pas gjuajën breshëri plumbash në drejtim të tij. I plagosur nga atentati mbeti edhe 35-vjeçari Armand Spahiu, i cili shiste fruta-perime pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

Kevin Hajrulla, i cili mbeti i plagosur rëndë pas një atentati ndaj tij, është dërguar në spitalin e Traumës. Autorët vijojnë ende të lirë dhe të paidentifikuar. E gjithë zona ku ndodhi atentati ka kamera sigurie që mendohet se kanë filmuar skenën, por dhe lëvizjet e autorëve. Policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa për gjetjen e tyre.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI